“Shqipëria bëhet, Kosova bëhet!”/ Diaspora u dynd dje në Tiranë, fjalimi i Albin Kurtit të Kuvend: Problem kryesor largimi i rinisë! Duhet të kthejmë besimin në institucione e shtet

Publikuar me datë:

Ndërkohë që Tirana dhe jo vetëm, ziejnë prej 22 ditësh nga revoltat dhe protestat për largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, diaspora ishin “qershia mbi tortë”.

Ishin emigrantët e ardhur nga diaspora ata që iu bashkuan fuqishëm protestës së mbrëmshme ku qindra mijëra qytetarë u dyndën në shesh dhe rrethuan edhe Kryeministrinë. Në këto momente, kthehet në aktuale fjalimi i bërë nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë një seance të përbashkët në Kuvendin e Shqipërisë.

Ai ka vlerësuar sakrificat e bëra nga emigrantët ndërsa ka shtuar se qeveritë e dy vendeve duhet të punojnë më shumë për të kthyer besimin tek shteti dhe institucionet, aq sa diaspora të mendojë kthimin në Atdhe.

“Shqipëria bëhet, Kosova bëhet! Vendet tona përballen me probleme ku më i mprehti është largimi i rinisë. Dua tu dërgoj një mesazh atyre që kanë marrë rrugën e dhimbshme të kurbetit. Kjo ditë është e juaja. Mërgimtarët janë mbështetja më e madhe ekonomike për vendet tona dhe për familjet e tyre dhe burim kulture dhe demokratizimi që e marrin në shoqëritë ku jetojnë e punojnë. E di që atje ikin prej brengës dhe ende nuk kemi bërë mjaftueshëm që ata të besojnë në institucione drejtësi e shtet që të mendojnë rritjen e fëmijëve më Atdhe si opsionin më të mirë. Këtë betejë do ta bëjmë deri në fund e do ta fitojmë me ndihmën tuaj”, shprehet ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]

Thesar 1700-vjeçar në Bulqizë! Zbulohet mauzoleumi i parë nëntokësor i periudhës romake në Shqipëri

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në Luginën...