“Janë thyer rekordet!”/ Analisti Burimi: Protesta ka hyrë në histori! Pushteti i Ramës u minimizua! Kryeministri në SPAK, si Balluku!

Publikuar me datë:

Analisti Genc Burimi deklaroi se protestat që po mbahen prej 20 ditësh në Tiranë, kanë thyer rekordet dhe kanë hyrë tashmë në historinë e Shqipërisë.

Teksa u bë pjesë e emisionit ‘News24 fundjavë’, Burimi tha se pushteti i Ramës ka rënë.

“Në periudhën e tranzicionit, është protesta më e madhe. Për nga pjesëmarrja dhe forma. Është protestë që duam apo nuk duam, ka hyrë në histori! Kjo protestë thyen rekordet.
Ka misionin minimal që është Zvërneci dhe maksimali, largimi i Ramës. Ka minimizuar figurën dhe pushtetin e Ramës. Ai është si Putin. Është figurë e çmonetizuar. Të rinjtë sot protestojnë, por prindërit e tyre votonin për Edi Ramën. Kur sheh sot pensionistët në protesta, tregon se sot ka një unanimitet anti-Rama. Nëse SPAK do të bënte detyrën, kjo protestë nuk duhet të kishte zgjatur kaq. Por duhet të kishte thirrur Ramën siç thirri Ballukun. Ndaj kështu mbaron filmi. Ndaj kam shumë rezerva. SPAK duhet të arrestojë Edi Ramën! SPAK duhet ta kishte marrë për një auditim.”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related