Pak orë pas lirimit nga paraburgimi, reagon Gjesti: Jam penduar por…

Publikuar me datë:

Pas lirimit nga paraburgimi, këngëtari Besart Kelmendi, i njohur ndryshe si Gjesti, ka reaguar për herë të parë me anë të një Insta-Story.

Gjesti është shprehur se kjo periudhë nuk ka qenë aspak e lehtë për të, teksa shtoi se e ndjente të nevojshme të sqaronte të gjithë situatën.

Këngëtari ka pranuar se veprimet e tij kanë qenë të gabuara dhe se është penduar për to.

Gjesti është shprehur se, edhe në momente të vështira, ai do të vazhdojë karrierën e tij muzikore, duke premtuar se do t’i postojë këngët në rrjetet e tij sociale.

“ Periudha e fundit nuk ka qenë më e lehta për mua, edhe po e ndiej të nevojshme me adresu çka ka ndodh.

Fillimisht po du me pranu që kom bo gabim edhe kërkoj falje për shqetësimin që e kom shkaktu te stafi. M’vjen shumë keq edhe jam shumë pishmon. Unë nuk jam njeri i tillë edhe veç një torturë e madhe që nuk u nal kurr ka mujt me m’pru në atë gjendje.

Faleminderit prej zemrës për krejt mesazhet dhe mbështetjen, m’keni jep forcë në momente të vështira. Një falënderim i veçantë shkon për avokatët e mi, Burimi Azemin dhe Artan Serkinin, për profesionalizmin edhe përkrahjen e vazhdueshme.

Në bashkëpunim me labele, menaxhmentin edhe avokatët tonë në Britani, kemi nis procedura ndaj kompanisë Onima për krejt keqtrajtimet ndër vite, borxhet (tu e përfshi edhe borxhin aktual), mundësitë e humbuna dhe dëmet e shkaktume. Ka shumë sene që hala nuk i dini, po që keni me i kuptu shumë shpejt.

Muzikën s’mundet me ma nal kërkush, sidomos jo njerëzit edhe kompanitë që e kanë për qëllim me i shkatërru artistat edhe me njollos industrinë e muzikës.

Gjatë kësaj kohe që jemi në gjyq, nëse koft nevoja, edhe veç në TikTok e Instagram kom me i postu kangët e mia, e pa muzikë s’ju lo. Ju du shumë! Drejtësia ka me fitu, si gjithmonë”, ka shkruar Gjesti në reagimin e tij në Instagram.

Gjykata Themelore në Prishtinë nxori sot aktvendimin për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj këngëtarit, një javë pasi u ndalua dhe do të hetohet në gjendje të lirë.

Gjesti u arrestua një javë më parë nën dyshimin për armëmbajtje pa leje dhe kanosje.

Avokatët e tij, janë shprehur se në bazë të nenit 159 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, i cili përcakton parimin e proporcionalitetit në caktimin e masave të sigurisë, paraburgimi s’ka qenë masë proporcionale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Fluks hyrje-daljesh në dy pikat e kalimit kufitar Kapshticë dhe Qafë-Thanë

Burime zyrtare bëjnë me dije se në Kapshticë kanë...

Përfshihet nga zjarri kati i parë i një pallati, panik tek banorët

Kati i parë i një pallati në qytetin e...

SPAK kontrolle në burgun e Durrësit për telefona, në ‘sitë’ qelitë e Veliajt dhe Beqajt

Prokurorët e SPAK kanë zhvilluar një aksion kontrolli në...

Qeni kafshoi në kokë 4-vjeçaren, procedohet pronari i Pitbullit në Vlorë

Policia e Vlorës ka proceduar penalisht pronarin e qenit...