Imeldi Sokoli: Dy vite pas djegies së tregut në Perash, ende asnjë zgjidhje për tregtarët

Publikuar me datë:

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Shkodrës nga Partia Demokratike, Imeldi Sokoli, ka reaguar lidhur me situatën e tregtarëve të tregut të rrobave të përdorura në lagjen Perash, i cili u përfshi nga flakët dy vite më parë.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Sokoli shprehet se, pavarësisht kohës që ka kaluar nga ngjarja, ende nuk është dhënë asnjë zgjidhje për tregtarët e prekur, por as për qytetarët që frekuentonin tregun.

“Dy vite më vonë nga djegia e tregut të rrobave të përdoruna në lagjen Perash, nuk ka asnji zgjidhje për ato tregtar, por edhe për blerësit e qytetit, siç ishte premtu nga kryetari i bashkisë. Shum shpejt vjen koha e llogardhënies…”, shkruan Sokoli.

Me këtë reagim, përfaqësuesi i opozitës në Këshillin Bashkiak ngre akuza ndaj Bashkisë Shkodër për mosmbajtje të premtimeve të dhëna pas zjarrit që shkatërroi tregun, ndërsa paralajmëron se çështja do të jetë pjesë e debatit politik në periudhën në vijim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related