‘Vjedhja’ e rrobave në BBV, pas Inës, edhe Livia shpërthen ndaj Brikenës

Publikuar me datë:

Debati për “vjedhjen” apo përdorimin e sendeve personale brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania duket se po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha. Pas deklaratave të forta të Ina Aderit, një tjetër ish-banore ka vendosur të flasë publikisht: Livia Lozi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Livia ka publikuar disa foto krahasuese, ku pretendon se Brikena është shfaqur në ekran me veshje që i përkasin asaj dhe që, sipas saj, nuk i janë kthyer asnjëherë.

Ajo shprehet se kjo situatë ka nisur që kur ishte ende pjesë e shtëpisë, por nuk është transmetuar nga produksioni. Sipas Livias, përdorimi i sendeve të saj personale ka vazhduar edhe pasi ajo ka dalë nga gara.

“Gjërat e mia janë përdorur nga Brikena… dhe vazhdon të ndodhë edhe pasi unë kam dalë. Nuk m’i kanë dorëzuar dhe ajo i mban për vete,” – shkruan Livia, duke shtuar se disa prej tyre shihen edhe në fotot e publikuara së fundmi.

Në reagimin e saj, ajo i bën thirrje Brikenës që të mos përdorë më sendet personale të të tjerëve, duke theksuar se respekti për kufijtë është thelbësor.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që një ish-konkurrente ngre akuza të tilla, duke shtuar dyshimet mbi atë që ndodh në garderobën e përbashkët të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Deri në këto momente, nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga ana e Brikenës apo produksionit të BBV.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Të akuzuar për trafik droge, konfiskohen 21 pasuri të grupit kriminal

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Meksi: “ Beqiri, krahu i djathtë i Gys Agasit. Rrëmbyen 2 persona.

Drejtori i Përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, komentoi...

Tragjedia në Shkodër, Spahia: Ka dhimbje që nuk përshkruhen me fjalë

Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Shkodrës, Bardh...

Vllaznia me goditje të tjera, zbulohet plani pas afrimit të Mehmetit dhe Dulys

Me afrimin e Adnard Mehmetit nga Partizani, Vllaznia duket...