“Dëgjoni protestuesit”! Eurodeputetja nxjerr ‘blof’ kryeministrin: Rama flet të kundërtën e asaj që miratuam. Jemi kundër ndërtimeve në zonat e mbrojtura

Publikuar me datë:

Grupi i të Gjelbërve në Parlamentin Europian ka përshëndetur miratimin me shumicë të gjerë të amendamentit të tyre lidhur me zonën e mbrojtur të Vjosë-Nartës, duke e cilësuar atë si një mesazh të qartë në mbrojtje të mjedisit dhe kundër projekteve që, sipas tyre, rrezikojnë ekosistemet më të ndjeshme të Shqipërisë.

Eurodeputetja italiane, Cristina Guarda ka reaguar në lidhje me protestat në Shqipëri, ku qytetarët janë revoltuar dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Rama.

Në mesazhin e saj, eurodeputetja nxjerr ‘blof’ Ramën, ndërsa shpjegon se është votuar ndryshe nga çfarë pretendon kryeministri Rama.

View this post on Instagram   A post shared by Cristina Guarda (@cristina_guarda)

A post shared by Cristina Guarda (@cristina_guarda)

“Neni ynë për zonën e Vjosë-Nartës u miratua me shumicë të madhe, por Kryeministri shqiptar Edi Rama nuk e priti aspak mirë. Si të Gjelbër kemi zgjedhur të marrim një qëndrim të qartë kundër veprimeve në një nga zonat më të ndjeshme të Shqipërisë, rezultat i një modeli turizmi dhe zhvillimi eksploatues që injoron alarmet e komunitetit shkencor dhe kërkesat e shoqërisë civile, duke privilegjuar interesat ekonomike të pakëve. Në raportin vjetor për Shqipërinë që kemi votuar dje në Strasburg, njohëm hapa përpara dhe një afërsi gjithnjë e më të madhe mes Shqipërisë dhe Europës, por nuk mjafton. Ka ende shumë aspekte ku duhet të punojmë në mënyrë të integruar, dhe protestat paqësore të këtyre ditëve hedhin dritë mbi to sepse na tregojnë një vend ku njerëzit angazhohen për të mirën e përbashkët, tejkalojnë interesat private dhe bashkohen për demokracinë, për të zgjedhur së bashku për fatin e territorit të tyre, që është një projekt politik”, thotë ajo.

Përfaqësuesit e të Gjelbërve deklaruan nëpërmjet një video-mesazhi në rrjete sociale se kanë zgjedhur të pozicionohen hapur kundër ndërhyrjeve që po zhvillohen në zonën e Vjosë-Nartës, të cilat i konsiderojnë pjesë të një modeli zhvillimi turistik dhe ekonomik që shpërfill paralajmërimet e komunitetit shkencor, organizatave të shoqërisë civile dhe interesin publik.

Eurodeputetja, Guarda tha se Shqipëria ka shumë sfida përpara që lidhen me lirinë e shtypit, korrupsionin, presionet mbi drejtësinë, të drejtat e minoriteteve dhe  mbrojtjen e mjedisit. Po ashtu ajo thekson se kryeministri Rama duhet të dëgjojë kërkesat e protestuesve.

Sipas tyre, protestat paqësore të zhvilluara ditët e fundit tregojnë një shoqëri aktive, e cila mobilizohet për mbrojtjen e interesit të përbashkët dhe të territorit.

Të Gjelbrit vlerësuan angazhimin e qytetarëve që kundërshtojnë projekte të cilat, sipas tyre, favorizojnë interesa të ngushta private në dëm të mjedisit dhe komuniteteve lokale.

Në deklaratën e tyre u renditën gjithashtu një sërë çështjesh që kërkojnë përmirësim, përfshirë lirinë e medias, luftën kundër korrupsionit, pavarësinë e sistemit të drejtësisë, mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe garantimin e standardeve më të larta të mbrojtjes së mjedisit.

Grupi i të Gjelbërve i bëri thirrje autoriteteve shqiptare të vendosin menjëherë një moratorium për autorizimet e reja, kantieret dhe projektet që prekin zonat e mbrojtura, deri në krijimin e garancive të plota për ruajtjen e tyre.

“Duhet të ndalojmë këtë model zhvillimi dhe të dëgjojmë kërkesat e qytetarëve që po protestojnë për mbrojtjen e mjedisit dhe të territorit”, thuhet në reagimin e tyre pas votimit në Parlamentin Europian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Berisha: Grupi që trafikoi 50 ton kokainë bleu mbi 15 mijë metër katrorë në Jalë për 54 mijë euro

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar publikisht...

Ramë Lahaj prek Shkodrën me gjestin e veçantë / Kujton gruan që iu gjend pranë nënës së tij

Tenori me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, i cili pritet të mbajë koncertin e radhës në Shkodër më 20 qershor në Shirokë, ka përcjellë gjatë qëndrimit të tij në qytet edhe një moment me domethënie të veçantë personale. Ai ka vizituar varrezat katolike të Rrmajit, ku ka ndarë një kujtim familjar të lidhur me një grua […]

Ish-Banori i BBV Seno Fishta sulmon presidentin e Vllaznisë/ Lëshoje Vllazninë. Merru me shah

Reagimi i plotë"Struci Alban Xhaferi"Barra me situatën që asht...