Protestat masive, aktivisti: Do të qëndrojmë në shesh, deri në dorëheqjen e Ramës dhe rrëzimin e qeverisë

Publikuar me datë:

Aktivisti Edison Lika ka diskutuar angazhimin e shqiptarëve, si në vend ashtu edhe në diasporë, për protestën antiqeveritare, e cila kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se demokracia është një koncept që kërkon angazhim të vazhdueshëm dhe nuk është diçka e sigurtë përgjithmonë.

“Demokracia nuk arrin në një përfundim të caktuar; ajo është një proces që kërkon mbështetje dhe angazhim të përditshëm. Nuk e fitojmë këtë sistem me një përpjekje të vetme; ne duhet të jemi të pranishëm dhe të vazhdojmë të luftojmë. Kjo lëvizje është një maratonë, jo një sprint. Ne do të jemi këtu dhe i apelojmë çdo qytetari të bashkohet me ne. Do të qëndrojmë deri sa ky kryeministër të largohet dhe kjo qeveri të zëvendësohet. Deri sa të arrijmë një sistem të ri”, deklaroi Lika.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related