Bajrat kallëzojnë në SPAK Marjana Koçekun pas deklaratës se e kanë kërcënuar me jetë

Publikuar me datë:

Safet dhe Behar Bajri kanë paraqitur një kallëzim në Prokurorinë e përgjithshme kundër deputetes socialiste Marjana Koçeku, e cila bëri të ditur se, disa ditë më parë, kishte përjetuar kërcënime për jetën nga ana e tyre, si dhe për familjen e saj.

Në deklaratën e tyre publike, Bajrat theksojnë se akuzat e Koçekut janë të pabaza dhe nuk mbështeten nga asnjë provë konkrete.

Sipas tyre, disa anëtarë të familjes janë aktualisht të ndaluar (në burg) dhe, për këtë arsye, nuk kanë pasur mundësi reale për të kryer veprimet që u atribuohen.

Gjithashtu, Bajrat theksojnë se deputetja nuk ka paraqitur asnjë nga provat që pretendon pranë autoriteteve përkatëse.

Për këtë shkak, ata kërkojnë që të depozitohet kallëzimi dhe të nisin procedurat penale për këtë rast.

“Prokurorisë i kërkoj:

Të regjistrojë këtë kallëzim dhe të fillojë procedimin penal;

Të hetojë vërtetësinë e deklaratave dhe përgjegjësinë penale të deputetes Marjana Koçeku, si dhe arsyet pse ajo ka bërë një deklaratë të tillë dhe se cilët persona e kanë ndihmuar në këtë proces;

Të sigurojë dhe ruajë menjëherë origjinalin e postimeve në rrjete sociale dhe të dhënat teknike përkatëse, përpara se ato të fshihen;

Të administrojë provat e përmendura dhe të më informojë për veprimet e kryera, sipas të drejtave të kallëzuesit”, thuhet në kallëzim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

GJKKO shpall fajtor ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj, dënohet me 5 vite burg

GJKKO shpall fajtor ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj, dënohet...

Po punohet për hapjen e Pikës Kufitare Zogaj – Ckla/Skje, synohet të jetë gati brenda verës

Institucionet shqiptare dhe ato malazeze kanë intensifikuar përgatitjet për...

Izraeli merr vendimin drastik, ndërpret kontaktet me shefen e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas 

Izraeli ka vendosur të ndërpresë përfundimisht lidhjet zyrtare me...