Pamje që ngjallin emocione të forta. Bulevardi “Gjergj Fishta” është mbushur me protestues që kërkojnë me një zë dorëheqjen e Kryeministrit Rama.
Pasi kaluan disa orë para selisë së Kryeministrisë, ata filluan marshimin nëpër Tiranë, duke hedhur thirrje sarkastike ndaj patronazhistëve.
Kjo përbën ditën e 18 të protestës së vazhdueshme kundër Ramës.

