Zgjedhjet në Kosovë/ Vetëvendosje siguron edhe ulësen e 53-të në Kuvend, LDK-ja humb një

Publikuar me datë:

Kur kanë mbetur vetëm edhe tetë kuti votimi për t’u numëruar nga votat me postë, Lëvizjes Vetëvendosje i është shtuar edhe një ulëse në Kuvendin e Kosovës, duke arritur në 53.

Mandati i fituar nga Vetëvendosja ka bërë që Lidhja Demokratike e Kosovës të bie në 18 ulëse.

Nga rezultati i deritanishëm, Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 22 mandate e Aleanca 7.

Votat e mërgatës, ato në përfaqësi diplomatike dhe me postë, Lëvizjes Vetëvendosje në total i shtuan 5 mandate, derisa 48 mori nga votimi brenda Kosovës.

Pas përfundimit të numërimit të votave me postë, do të fillojë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve numërimi i mbi 8 mijë votave me kusht dhe mbi 3 mijë votave nga personat me nevojat e veçanta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Mesfushori i Kombëtares përfundon në tribunë, rrezikon rikthimin te kuqezinjtë

Medon Berisha përfundon sërish në tribunë. Shkak për këtë...

Dinamo përballë Partizanit, Daja: Sfidë speciale, fiton kush gabon më pak

Tekniku i Dinamos, Ilir Daja, tregoi këndvështrimin e tij...

Egnatia, trajneri Dede: Duam maksimumin, na pret ndeshje e vështirë

Trajneri i Egnatias, Nevil Dede dha mendimin e tij...

Shqipëria përgatitet për EURO U-21 2027, UEFA vizitë inspektuese në stadiumet pritëse

Shqipëria po vijon përgatitjet për një prej ngjarjeve më...