Gjatë protestës së mbajtur më 17, një studente shqiptare, e cila jeton në Angli, shprehu motivin e saj për pjesëmarrje në këtë ngjarje, duke nënvizuar dëshirën për të kontribuar në një të ardhme më të mirë për vendin e saj.
Ajo identifikoi disa problematika që ajo ka vënë re në Shqipëri, përfshirë mungesën e kushteve elementare si energjia elektrike dhe uji, si dhe fenomenin e emigrimit të masave.
“Jam e lindur dhe e rritur në Angli, por kam vendosur të kthehem për t’i dhënë një ndihmë vendit tim. Kam parë se si nepotizmi na pengon të arrijmë mundësi, por gjithashtu shoh një të ardhme që ju e përfaqësoni,” theksoi ajo.
“Njerëzit meritojnë të kenë ujë e drita, por këta hajdutë na kanë marrë të ardhmen.”
Ajo vuri në dukje se në Tropojë, gjendja është e tillë që nuk sheh asnjë progres.
“Jepuni mundësi njerëzve të arsimuar,” apeloi ajo me urgjencë.

