Sekuestrohet hoteli i famshëm “Zig Zag” në Jalë nga SPAK

Publikuar me datë:

SPAK ka goditur sot një grup të dyshuar kriminal duke sekuestruar pasuri me vlerë rreth 150 milionë euro, të shpërndara në disa qytete të vendit dhe në sektorë të ndryshëm biznesi, përfshirë kompani, vila luksoze dhe llogari bankare.

Mes pasurive të sekuestruara është edhe hoteli “Zig Zag” në Jalë, një strukturë akomoduese me 5 yje dhe rreth 200 dhoma, i ndërtuar në zonën bregdetare mbi faqen e kodrës, i cili sipas hetimeve dyshohet se është përfituar përmes investimeve me para të pista.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, grupi kriminal dyshohet të jetë drejtuar nga Dritan Gjika dhe Eldi Dizdari, ndërsa skema e pastrimit të parave dyshohet të jetë organizuar nga Isa Aliu.

Hetimet kanë çuar gjithashtu në lëshimin e masave “arrest me burg” për disa persona, mes tyre Nikoll Bibaj, Sokol Bibaj, Armando Pacani, Naldi Yzeiraj, Oklid Aliu dhe Shpëtim Aliu.

Në total, sipas SPAK, janë identifikuar rreth 491 pasuri të sekuestruara, të shpërndara në qytete të ndryshme si Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë, Shkodër, Dhërmi dhe Sarandë, duke përfshirë projekte ndërtimi, hotele dhe biznese të lidhura me to.

Ndër kompanitë e përfshira në hetim përmenden edhe subjekte si “Aliu Road House”, “Green Invest”, “Seavieu Development” dhe “A.R.H Security”, të cilat dyshohet se janë përdorur në skemën e investimeve dhe pastrimit të parave përmes ndërtimit dhe biznesit në pasuri të paluajtshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

20 mln euro ulje taksash nga rivlerësimi përfituan pronarët e tokave të Zvërnecit

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi një ditë më...

Si u kap në Belgjikë i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje, “Gjenerali”?

Pas një periudhe prej shtatë vitesh në arrati, autoritetet...

Pse Ramës dhe Vuçiçit u leverdis më shumë vonesa sesa anëtarësimi?

Një analizë e publikuar nga “The Brussels Times” vë...

Irani i kërkon Izraelit të tërhiqet nga Libani jugor para nënshkrimit të marrëveshjes me SHBA

Kryenegociatori iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka bërë thirrje për...