E njihni të dashurën e djalit të Monika Kryemadhit? Kush është këngëtarja që i ka vjedhur zemrën Besartit

Publikuar me datë:

s

Monika Kryemadhi mbetet një nga figurat më të komentuara të këtij viti, duke tërhequr vëmendje jo vetëm për zhvillimet në jetën e saj politike dhe personale, por edhe për rikthimin surprizë në ekran. Edhe pse shumëkush priste një tërheqje pas periudhave të vështira, ajo ka zgjedhur të jetë aktive, duke u shfaqur si opinioniste në “Big Brother VIP”, një rol që duket se po e menaxhon me sukses.

Paralelisht, vëmendja është zhvendosur edhe te projekti i saj më i ri artistik. Filmi “Me fat”, ku Kryemadhi debuton, ka nisur rrugëtimin në kinema dhe ka ngjallur interes të madh te publiku.

Gjatë një interviste në “Goca dhe Gra”, ajo ndau edhe detaje nga jeta personale, duke zbuluar se djali i saj, Besari, fillimisht kishte rezerva për përfshirjen e saj në film. Megjithatë, një rol të rëndësishëm në ndryshimin e këtij qëndrimi ka pasur partnerja e tij, një artiste nga Shkupi, e cila e ka mbështetur këtë hap.

Së fundmi, burime pranë “Prive by Liberta” kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Kanita. Artistja, e njohur për stilin e saj diskret dhe zërin karakteristik, raportohet se është në një lidhje prej kohësh me Besarin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Qeni kafshoi në kokë 4-vjeçaren, procedohet pronari i Pitbullit në Vlorë

Policia e Vlorës ka proceduar penalisht pronarin e qenit...

Përndiqte një grua dhe tentoi ta merrte me forcë në makinë, arrestohet 32-vjeçari

Një 32-vjeçar është arrestuar në Librazhd pasi tentoi të...

Trumpi dhe Irani bëjnë marrëveshje për armëpushim dyjavor

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se SHBA-ja ka pranuar...

Çmimet globale të naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes SHBA–Iran për armëpushim

Çmimet globale të naftës kanë pësuar një rënie të...