50 ton kokainë të sekuestruar, Artan Hoxha: Bosët shqiptarë financuan fushatën elektorale në Ekuador

Publikuar me datë:

Gazetari Artan Hoxha ka ofruar informacione të reja në lidhje me operacionet ndërkombëtare antidrogë dhe aktivitetet e grupeve kriminale shqiptare në Ekuador.

Operacioni ka rezultuar në konfiskimin e 50 tonëve kokainë dhe lëshimin e urdhrave të arrestimit për 10 individë. Ndër emrat e përfshirë janë Nikoll Bibaj, Isa Aliu, Sokol Bibaj, Florian Musai, Armando Pacani, Denis Matoshi, Naldi Yzeiraj, Oklid Aliu, Shpëtim Aliu dhe Dritan Gjika.

Sipas Hoxhës, Dritan Gjika është figura më e njohur në këtë listë. Ai ka migruar në Ekuador që nga viti 2011 dhe ka ndërtuar lidhje të ngushta me rrethin e ish-presidentit të djathtë, Guillermo Lasso, kryesisht me kunatin e tij, përmes investimeve në një varg kompanish të përbashkëta.

Hoxha nënvizoi se grupet shqiptare dyshohet se kanë kontribuar me rreth 5 milion dollarë për fushatën elektorale të Guillermo Lasso-s, për shkak të lidhjeve të tyre tregtare me struktura bankare ku familja e Lasso-s kishte përfshirje.

Ai është njeriu i angazhuar drejtpërdrejt në fushatën elektorale për zgjedhjet presidenciale në Ekuador. Ai është individi që financoi fushatën e presidentit të djathtë, Guillermo Lasso, duke pasur lidhje të drejtpërdrejta me anëtarë të familjes së tij.

Konkretisht me kunatin e tij. Ai ka bërë investime, ka krijuar kompani të përbashkëta. Dritan Gjika është ndodhur aty që nga viti 2011 dhe ka krijuar lidhje shumë të forta. Ai është rikthyer me lidhje të ngushta me presidentin dhe rrethin e tij të ngushtë.

Raportet nga mediat dhe opozita ekuadoriane sugjerojnë se grupet shqiptare kanë mbështetur fushatën me rreth 5 milion dollarë. Kjo shifër është e vlefshme për faktin se rezultati i zgjedhjeve ishte shumë i ngushtë.

Presidenti Lasso, i cili ka shërbyer si CEO banke për 23 vjet, ka lidhje të ngushta me financat, dhe familja e tij është aksionere në sektorin bankar. Kjo është lidhja që i lidh me shqiptarët. Shqiptarët atje ishin grosistë dhe tregtarë të mëdhenj që sillnin para për të blerë produkte, çka e bënte të njohur me ta.

Më pas, pas 20 vitesh nën qeverisjen e majtë, Lasso erdhi në pushtet, por nuk arriti të përfundojë mandatin. Një nga rivalët e tij, i cili u vra, kishte qenë gazetar dhe ishte aluduar se mund të ishte vrarë nga mafia shqiptare. Megjithatë, të dhënat nuk e konfirmuan këtë, duke e bërë situatën më të ndërlikuar për shqiptarët.

Dhe pavarësisht se kemi diskutuar për Gramoz Rexhepin, që ka kaluar shumicën e kohës në burg që nga viti 2014, Dritan Gjika ka qenë gjithmonë një person që ka vazhduar të operojë pa probleme, duke hapur me dhjetëra kompani legale,” përfundoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aksioni i SPAK, Këlliçi: Rama, arkitekti dhe kumbari i pastrimit të parave të drogës

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka theksuar se...

Alimehmeti flet për protestën: Reagimet e Ramës tregojnë frikë!

Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike,...

“Rama n’burg, Berisha n’burg!”, protestuesit arrijnë në kryeministri

Protestuesit, në rrugën e tyre drejt Kryeministrisë, kanë shprehur...