Deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka reaguar me tone sfiduese ndaj kritikave për mandatin e saj, duke deklaruar se nuk ua ka marrë askujt mandatin e deputetit, por se për muaj me radhë ka qenë ajo që është privuar nga e drejta që i takonte. Përmes një reagimi publik, Koçeku u është përgjigjur kundërshtarëve duke theksuar se mandati i saj “ka ardhur në vendin e vet” dhe duke sfiduar ata që, sipas saj, pretendojnë se ajo nuk mund të fitojë pa mbështetjen e tyre. Në fund të reagimit, deputetja përdor edhe nota ironike, duke thënë se në një garë të mundshme në Tiranë do të marrë me vete “kecin e saj të shtrenjtë” dhe “kmesën e mprehtë”, ndërsa shton me humor se para se të kandidojë do të kërkojë leje nga malësorët e saj për të folur gjuhën standarde.
Reagimi i plotë
Nuk ua kam marrë mandatin e deputetit. Ma keni marrë ju mue, për 10 muej rresht. Tash mandati ka ardhë në vend të vet. Nëse jeni kaq të sigurt që unë nuk fitoj pa ju dhe ju i keni plot 83 mandate, atëherë shpërndajeni parlamentin, shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe masim forcat se kush fiton çka. Kësaj radhe do marr me vete kecin tim të shtrenjtë, bashkë me kmesën e mprehtë, dhe do zbres me kandidue në Tiranë. Para se të vij, ndoshta iu marr leje malësorëve të mi me e folë gjuhën standarde.

