Dy standardet e Mariana Koçekut dhe enigma e lëvizjeve brenda Partisë Socialiste

Publikuar me datë:

Politika shqiptare vazhdon të prodhojë paradokse që shpesh e bëjnë qytetarin të humbasë besimin te përfaqësimi dhe koherenca politike. Rasti i deputetes Mariana Koçeku, e njohur publikisht si “Neomalsorja”, është një prej tyre.

Vetëm pak ditë më parë, ajo shfaqej në një harmoni të plotë me kryeministrin Edi Rama, duke e komplimentuar publikisht për bluzën me flamingo që kishte veshur gjatë një aktiviteti në Kalanë e Shkodrës. Mesazhi që përcillej ishte ai i një marrëdhënieje të afërt politike dhe i një mbështetjeje pa rezerva ndaj drejtuesit të Partisë Socialiste.

Por nuk kaloi as një javë dhe e njëjta deputete vendosi të largohej nga grupi parlamentar socialist, duke u shpallur deputete e pavarur. Kjo lëvizje ngre pyetje të forta mbi koherencën e qëndrimeve të saj dhe mbi seriozitetin e mesazheve që u përcillen qytetarëve.

A mund të ndryshojë bindja politike brenda pak ditësh? A ishte komplimenti ndaj kryeministrit një qëndrim i sinqertë apo thjesht një akt oportunizmi politik?

Edhe më shumë pikëpyetje ngre mënyra se si Mariana Koçeku u bë pjesë e Parlamentit. Ajo u vendos në krye të listës së Partisë Socialiste në Shkodër, duke lënë jashtë Kuvendit një emër të konsoliduar si Edona Bilali, e cila jo vetëm kishte një profil të afirmuar politik, por edhe gëzonte një mbështetje të konsiderueshme nga votuesit.

Kjo e bën edhe më të vështirë për t’u kuptuar se mbi çfarë kriteresh u morën vendimet dhe nëse meritokracia u sakrifikua për llogari të kalkulimeve të brendshme politike.

Nga ana tjetër, lind edhe një pyetje tjetër që po qarkullon në opinionin publik: a kemi të bëjmë me një lëvizje të orkestruar nga brenda Partisë Socialiste? A mund të jetë Mariana Koçeku pararojë e një projekti politik që synon të ushtrojë presion ndaj Edi Ramës?

Në këtë kontekst, emri i Elisa Spiropalit përmendet gjithnjë e më shpesh në analizat dhe komentet politike.

Megjithatë, fakti mbetet: një deputete që u promovua nga Partia Socialiste, u vendos në krye të listës pa një histori të gjatë politike dhe zëvendësoi figura më të konsoliduara, sot po distancohet nga e njëjta forcë që e solli në Parlament.

Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë përgjigje. Sepse politika nuk mund të funksionojë me dy standarde: një ditë me lavde dhe besnikëri absolute ndaj liderit, e ditën tjetër me largime të bujshme pa shpjegime të qarta.

Në fund, pyetja nuk është vetëm pse u largua Mariana Koçeku, por nëse kjo është një zgjedhje personale apo pjesë e një loje më të madhe që po zhvillohet në prapaskenat e Partisë Socialiste. Shqiptarët meritojnë transparencë, jo skenarë të paqartë dhe manovra politike që i trajtojnë votuesit si spektatorë e jo si sovranë.

Po aq e rëndësishme është edhe çështja e mandatit. Nëse ajo ka zgjedhur të ndahet politikisht nga Partia Socialiste, do të ishte më e ndershme të hiqte dorë edhe nga mandati që nuk e fitoi me forcën e saj politike, por falë besimit, strukturave dhe votave që Partia Socialiste investoi për ta çuar në Parlament. Në të kundërt, krijohet përshtypja se po mbahet një mandat i fituar pa mund personal, ndërsa braktiset forca politike që e bëri të mundur atë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Trump: Anijet me naftë kanë nisur lëvizjen në Ngushticën e Hormuzit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se...

Zgjohet nga koma legjenda e muzikës pas një muaji

Ka lajme pozitive lidhur me gjendjen shëndetësore të këngëtares...