Deputetja e Shkodrës, Marjana Koçeku, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se nga sot do të jetë deputete e pavarur. Në reagimin e saj, Koçeku thekson se idealet dhe vlerat që ka pasur para angazhimit partiak mbeten udhërrëfyesi i saj politik.
Deklarata ngre pikëpyetje mbi raportin e saj me mazhorancën dhe qëndrimet që do të mbajë në vijim në Kuvend. Edhe pse nuk përmend drejtpërdrejt Edi Ramën apo protestat që po zhvillohen, largimi nga rreshtimi partiak mund të lexohet si një sinjal politik që pritet të prodhojë debat në kampin socialist.

