“Diaspora blen ilaçet për prindërit në Shqipëri”/ Protestuesja: Ky vend është harruar nga politikanët

Publikuar me datë:

Mijëra qytetarë u bëjnë thirrje qeverisë Rama në ditën e 15-të të protestave masive.

Protestuesit filluan grumbullimin te sheshi Skënderbej, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë.

Një qytetare, e cila u prezantua si një nga organizatoret e protestave të diasporës në Austri, mori fjalën në podiumin e improvizuar.

Protestuesja: Të gjitha rrugët janë mbyllur. Jam këtu sot si simbol i faktit se diaspora është e pranishme çdo ditë, jo vetëm një ditë. Le ta themi hapur, diaspora blen ilaçet e shëndetit falas për nënat dhe baballarët, ndërsa paguan faturat për energjinë dhe ujin.

Diaspora rinovon shtëpitë e braktisura. Pa ndihmën e diasporës, mijëra familje do të ballafaqoheshin me vështirësi të mëdha për të përmbushur nevojat e përditshme.

Diaspora është ajo nëna që qan për fëmijën e saj që ndodhet mijëra kilometra larg. Diaspora është vajza që punon pa pushim për të dërguar para te prindërit e saj.

Këtë vend e kanë harruar politikanët nga të gjitha anët. Unë jam një organizatore e protestave që po zhvillohen me intensitet në Austri. Vendi po braktiset çdo ditë. Ne jemi këtu çdo ditë me kontributin tonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related