Një aksident tragjik detar ka rezultuar në vdekjen e tre individëve në zonën mes ishujve Braç dhe Sholta, në Dalmacinë qendrore.
Sipas informacioneve të para, përplasja ka ndodhur midis një katamarani dhe një varke me vela.
Shërbimet e emergjencës, së bashku me policinë detare dhe autoritetet portuale, kanë reaguar menjëherë dhe kanë arritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që është e hapur një hetim për të sqaruar rrethanat e incidentit.
Mediat kroate kanë raportuar se aksidenti ka ndodhur në një nga korridoret detarë më të njohura për lundrim në Adriatik, mes dy ishujve.
Përveç viktimave, gjithashtu janë regjistruar disa persona të lënduar, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.
Autoritetet kroate pritet të japin më shumë informacione pas përfundimit të hetimeve dhe dëshmive nga ata që ishin prezent në momentin e incidentit.

