S’ka si të ndodhte ndryshe/ Kim Jong-un fiton zgjedhjet e radhës, votohet nga 99.3% e popullit

Publikuar me datë:

Partia në pushtet e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka shpallur fitore dërrmuese në zgjedhjet parlamentare, duke marrë pothuajse 100% të votave.

Sipas mediave shtetërore, 687 deputetë janë zgjedhur në Asamblenë Popullore, të gjithë nga Partia e Punëtorëve në pushtet.

Zgjedhësit nuk kishin zgjedhje reale, pasi në çdo zonë paraqitej vetëm një kandidat i përzgjedhur nga partia. Qytetarëve u kërkohej thjesht të miratonin ose refuzonin emrin në fletën e votimit. Pjesëmarrja zyrtare u raportua 99.9%, sipas agjencisë shtetërore KCNA.

Sipas Kushtetutës, zgjedhjet duhet të mbahen çdo pesë vite, por këto u shtynë për t’u përputhur me kongresin e Partisë së Punëtorëve. Më parë, zgjedhjet janë shtyrë vetëm dy herë: gjatë Lufta Koreane dhe pas vdekjes së Kim Il Sung në vitin 1994.

Për herë të parë në zgjedhjet lokale të vitit 2023, votuesit patën mundësi të refuzonin kandidatin. Në këto zgjedhje, rreth 0.7% votuan kundër, një rritje krahasuar me 0.1% më parë, por ende një nivel shumë i ulët kundërshtimi.

Asambleja e re do të mblidhet më 22 mars për të shqyrtuar planin pesëvjeçar, që përfshin zgjerimin e arsenalit bërthamor dhe zhvillimin e raketave me rreze të gjatë.

Ndërkohë, motra e liderit, Kim Yo-jong, është promovuar në një post të rëndësishëm në parti dhe konsiderohet një nga figurat më të fuqishme në vend.

Ajo shihet edhe si një lidere e mundshme e përkohshme deri në momentin kur vajza e Kim, Kim Ju-ae, e konsideruar si pasardhëse, të marrë drejtimin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Flakët përfshijnë Përronin e Zharrëzës në Fier, banorët e zonës në alarm

Zjarri ka përfshirë mesditën e sotme zonën e Përronit...

Trump paralajmëroi vdekjen “e civilizimit”, intensifikohen sulmet në Iran

Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi se “një civilizim i...

Afati për Iranin drejt fundit, Trump: Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte!

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka kërcënuar sërish, pak...

Aksident në rrugën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, një i plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak momente më parë...