Ekuadori ul çmimin e birrës me më shumë se 20% gjatë Kupës së Botës

Publikuar me datë:

Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, njoftoi të enjten një ulje prej 20% të çmimit të birrës, pijes alkoolike më të njohur në vend, e cila do të hyjë në fuqi gjatë zhvillimit të Kupës së Botës.

Si pjesë e kësaj mase, birra do të përjashtohet nga taksa speciale e konsumit për periudhën e Kupës së Botës, siç njoftoi presidenti përpara inaugurimit të një projekti rrugor në provincën Guayas, një zonë bregdetare e prekur nga luftërat për territor mes bandave rivale të drogës.

“Çmimi i birrës do të ulet me më shumë se 20%,” theksoi ai, ndërsa u mirëprit me duartrokitje. Kjo masë do të jetë e vlefshme deri më 19 korrik, në përfundim të turneut që zhvillohet në Meksikë, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Njerëzit do të përfitojnë gjithashtu nga ulja e çmimit të verës, edhe pse kjo e fundit nuk gëzon popullaritetin e birrës në këtë vend andin.

Me një fanellë të verdhë të ekipit kombëtar, Noboa theksoi se “të gjithë janë tani më të fokusuar te futbolli sesa te çdo gjë tjetër, dhe kjo është normale, ne jemi një komb futbollistik.”

Ai shprehu besimin se ekipi i Ekuadorit, i cili është shortuar në Grupin E së bashku me Gjermaninë, Bregun e Fildishtë dhe Kuraçaon, do të arrijë “shumë larg” në këtë kompeticion.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

SHBA publikon të dhëna për laboratorë biologjikë në mbi 30 vende

Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara (DNI)...

19-vjeçari: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë

Një 19-vjeçar nga Fani i Mirditës ka mbajtur një...

Gratë në Shqipëri mbeten me më pak hapësirë në tregun e punës

Tregu i punës në Shqipëri vijon të tregojë lëvizje...