Afera CEZ-DIA e lobimi në SHBA/ GJKKO kalon për gjykim Metën, Kryemadhin e 3 të tjerë! Kreu i PL: Drejtësi me regji! Ish-deputetja: Vendimi u mor nën presion

Publikuar me datë:

TIRANË– Pas gati 7 muajsh seancë paraprake, GJKKO ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, nënën e kësaj të fundit Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun, në kuadër të hetimit për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie për aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI në SHBA.

Tre prej të pandehurve, Xhixho, nëna e Kryemadhit dhe mikesha e saj Çoku kanë bërë kërkesë për gjykim të shkurtuar, ndërsa ish-çifti Meta-Kryemadhi kërkojnë gjykim me procedurë të zakonshme. Gjyqi ndaj 5 të pandehurve do të nisë pasi të zgjidhet treshja e gjyqtarëve relatorë, ndërsa gjyqtarja e seancës paraprake Irena Gjoka rrëzoi të gjitha kërkesat për pavlefshmëri dhe papërdorshmëri të provave.

SPAK i akuzon Metën dhe Kryemadhin për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie dhe sipas hetimeve të nisura që prej vitit 2019, ish-çifti duke shfrytëzuar pushtetin dhe influencën politike kanë favorizuar biznese të caktuara kundrejt përfitimeve monetare. Xhixho, babai i zv. presidentes aktuale të PL-së Erisa Xhixho, akuzohet për korrupsion, ndërsa Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku për pastrim parash.

Meta, i vetmi prej 5 të pandehurve që ndodhet në qeli prej tetorit 2024, ishte vetë i pranishëm në seancë dhe hodhi akuza për drejtësi me regji.

“Edhe pse gjykatësja konstatoi drejtësinë e shumë pretendimeve tona, me mungesën e qëllimshme të veprimeve hetimore nga akuza për moszbardhjen e së vërtetës, në vend që të kërkonte që të bëheshin këto hetime të domosdoshme, por të shmangura qëllimisht deri tani, vendosi që çështja të kalojë në gjykim, por edhe listoi të gjitha veprimet hetimore, që duhen bërë njëkohësisht për zbardhjen e së vërtetës. Pra tani nuk do të kemi vetëm gjykim por paralelisht edhe hetim”, shkroi Ilir Meta.

“Edhe pse gjykatësja konstatoi drejtësinë e shumë pretendimeve tona, me mungesën e qëllimshme të veprimeve hetimore nga akuza për moszbardhjen e së vërtetës, në vend që të kërkonte që të bëheshin këto hetime të domosdoshme, por të shmangura qëllimisht deri tani, vendosi që çështja të kalojë në gjykim, por edhe listoi të gjitha veprimet hetimore, që duhen bërë njëkohësisht për zbardhjen e së vërtetës. Pra tani nuk do të kemi vetëm gjykim por paralelisht edhe hetim”, shkroi Ilir Meta. 

Ndërsa ish-bashkëshortja e tij, Kryemadhi pas vendimit të GJKKO hodhi akuza për një gjyq politik. Sipas saj, gjyqtarja Gjoka e mori vendimin për kalimin e dosjes për gjykim nën presion, pasi GJKKO bën afërmendsh atë çfarë kërkon SPAK. Ish-deputetja tha se vetë gjyqtarja pranoi se për 90% të akuzave të ngritura nga SPAK mungojnë provat.

“Sa i përket vendimit të sotëm, mund të them ishte një vendim nën presion. Pranoi që në dosje 90% e akuzës së prokurorëve nuk ka asnjë provë. Prokurorët në 80% të akuzave thonë që ne i kemi perceptime, unë mund t’iu them që në dosje s’ka asgjë. Do shikoni, kam paguar për dashnorët apo jo”, tha Kryemadhi.

“Sa i përket vendimit të sotëm, mund të them ishte një vendim nën presion. Pranoi që në dosje 90% e akuzës së prokurorëve nuk ka asnjë provë. Prokurorët në 80% të akuzave thonë që ne i kemi perceptime, unë mund t’iu them që në dosje s’ka asgjë. Do shikoni, kam paguar për dashnorët apo jo”, tha Kryemadhi.

Drejtësi me regji e quajti edhe edhe Ilir Meta. 

SPAK mbylli hetimet për dosjen Meta-Kryemadhi më 28 korrik të vitit të kaluar dhe në fund të gushtit e dërgoi çështjen në gjykatë. Dosja përfshin tre hetime, çështjen CEZ-DIA, lobimin e LSI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe hetimin pasuror. 

——————————-

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lajmi në përditësim….

Kreu i PL, Ilir Meta ka reaguar pasi GJKKO vendosi të kalojë për gjykim dosjen ndaj tij dhe 4 të pandehurve të tjerë.

Reagimi i plotë

Dihet se e gjithë Ramaforma ishte një Drejtësi me Regji, për të shtuar korrupsionin në përmasa skizofrenike në Shqipëri, siç e provoi edhe raporti i Transparency International, që faktoi përkeqësimin me 11 vende, krahasuar me një vit më parë. Sot u shënua edhe një gjykim “me risi”.

Edhe pse gjykatësja konstatoi drejtësinë e shumë pretendimeve tona, me mungesën e qëllimshme të veprimeve hetimore nga akuza për moszbardhjen e së vërtetës, në vend që të kërkonte që të bëheshin këto hetime të domosdoshme, por të shmangura qëllimisht deri tani, vendosi që çështja të kalojë në gjykim, por edhe listoi të gjitha veprimet hetimore, që duhen bërë njëkohësisht për zbardhjen e së vërtetës.

Pra tani nuk do të kemi vetëm gjykim por paralelisht edhe hetim. Sidoqoftë, duke shprehur keqardhjen që humbëm 6 muaj kohë, edhe pse u dokumentuan shumë gënjeshtra të akuzës gjatë këtij procesi, mezi presim fillimin e gjykimit në themel dhe i ftoj të gjithë gazetarët dhe të gjithë trupin diplomatik në Tiranë që të ndjekin çdo seancë.

Përfundimi i seancës paraprake na jep lirinë që të çmontojmë publikisht të gjitha gënjeshtrat, falsifikimet dhe mashtrimet që ndodhen në fashikuj.

Falenderoj dy avokatët e mi, Kujtim Cakrani dhe Gylsen Zhllima për punën e tyre dhe për pranimin e të gjithë provave të reja nga gjykata, të paraqitura prej tyre, të cilat prokurorët i kishin shmangur qëllimisht. I paçuditur nga bllokimi recidivist i integrimit europian nga Edi Rama, i cili ka tmerr edhe nga drejtësia e tij.

SI.E./Shqiptarja.com

SPAK thotë se janë të paktën 6 episode, mbi të cilat ka ngritur dyshime për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë Ilir Metën, Monika Kryemadhin, atë të korrupsionit për ish-kreun e AKEP, Pirro Xhixho (babai i deputetes së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho) dhe pastrimit të parave ndaj Ema Çokut, mikeshë e Monika Kryemadhit.

Episodi i parë lidhet me procedurat e kontratës së shërbimit CEZ-DIA, e konsideruar gjithmonë si një prej aferave më të mëdha korruptive. SPAK thotë se nga hetimet ka rezultuar se Ilir Meta, si ish-ministër i Energjetikës, përdori pushtetin për lidhjen e kontratës për borxhet e CEZ, ku DIA me administrator Kastriot Ismailin, fitoi 6.5 milionë euro edhe pse nuk përmbushte kriteret ligjore. Në këmbim, SPAK thotë se Meta ka kërkuar dhe ka marrë shuma të konsiderueshme parash kur si ministër duhet edhe të monitoronte zbatimin e kësaj kontrate.

Episodi i dytë në ngarkim të Metës dhe Kryemadhit shkon në vitin 2014, kur sipas SPAK të dy kanë ndërhyrë në institucione shtetërore dhe kompani celulare që një një firmë e huaj të futej në tregun e fibrave optike për shërbimin e internetit. Kjo kontratë është lidhur dhe Meta e Kryemadhi – thotë Spak – kanë marrë pjesën e tyre të fitimit dhe janë pajisur me karta krediti nga administratori i kompanisë, ndërsa të gjitha shpenzimet që kanë bërë me këto karta nuk i kanë deklaruar. Për këtë kontratë është përdorur Pirro Xhixho, në atë kohë kreu i AKEP, i cili me porosi të Metës sipas hetuesve ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizimin e marrëveshjes, madje ka lejuar firmën private të ushtrojë aktivitetin në shkelje të ligjit.

Episodi i tretë i SPAK zbardh marrëdhënien korruptive të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit me një biznesmen në Tiranë nga i cili përfituan përkohësisht një vilë si shpërblim për influencën e paligjshme që ata ushtronin ndaj funksionarëve publikë të emëruar nga LSI, në interes të aktiviteteve ekonomike të biznesmenit në fjalë. Monika Kryemadhi ka marrë përsipër edhe ka çuar deri në fund edhe ndryshimin e një ligji me porosi të këtij biznesmeni.

Episodi i katërt, kur në vitet 2016-2017, Ilir Meta, si kryetar i LSI, lidhi kontrata lobimi me 2 kompani amerikane dhe vetëm një pjesë e parave është bërë përmes llogarive të LSI ndërsa shifra 463 mijë dollarë jo. Madje këto para as nuk janë pasqyruar në bilancet e shpenzimeve në KQZ.

Episodi i pestë që ngre dyshimet për pastrim parash nga çifti Meta-Kryemadhi SPAK lidhet me blerjen e një apartamenti 310 mijë euro në zonën e ish-bllokut në Tiranë të justifikuar me një kredi të marrë nga nëna e Monikës, Fatime Kryemadhi. Por SPAK thotë se shuma e plotë 310 mijë euro u derdh cash nga vjehrra e Metës, dhe kredia u përdor si mbulesë për të pastruar paratë që vinin nga aktiviteti i paligjshëm i Metës e Kryemadhit.

Episodi i gjashtë, evidentohen shpenzimet e padeklaruara mjekësore të Meta-Kryemadhit gjatë viteve 2013-2019, në total 106 mijë euro, 86 mijë prej të cilave paguar në cash.

Sa i përket mosdeklarimit të pasurisë, Ilir Meta ka deklaruar vazhdimisht se nuk ka lidhje me shpenzimet që ka bërë Monika Kryemadhi kur ata kanë qenë të martuar. Por kjo gjë nuk e ka shfajësuar atë nga këto shpenzime të cilat duhet të ishin deklaruar nga çifti në atë kohë Meta-Kryemadhi.

SI.E./Shqiptarja.com

GJKKO vendosi kalimin për gjykim të dosjes Meta-Kryemadhi dhe 3 të tjerëve të pandehur. Ish-deputetja Monika Kryemadhi hodhi akuza për sistemin e drejtësisë, duke thënë se gjithë procesi ndaj saj dhe Metës ishte një gjyq politik. Sipas saj, Gjyqtarja Irena Gjoka ka vendosur nën presion.

Do ta shihni mjerimin qytetar dhe ligjor të sistemit të drejtësisë që SHBA dhe BE kanë harxhuar 140 mln euro për të sjellë një inkuizicion politik. Akuzohemi se kemi bërë korrupsion unë me Shatkun, por nuk është marrë kurrë në pyetje. Nuk është çuar qoftë një letër porosi për të pyetur nëse ekziston ky njeri.

Monika Kryemadhi: Kjo është një drejtësi qesharake. Por ka një gjë të mirë ky vendim, se për në Strasburg Metës i jep shans të madh, jo vetëm për të zbardhur çështjen në lidhje me veten e tij, por edhe për të treguar që ato miliona dollarë taksapaguesit amerikanë dh evropianë kanë paguar për një sistem drejtësie, për të cilën kryepolicët e drejtësisë thonë që gjykata afërmendsh merr vendimin që thotë prokuroria. Unë s’kam asnjë lloj surprize. Ky është gjyq politik, ka qenë gjyq politik. Kam frikë se videot e Agasit kërcënojnë shumë njerëz edhe brenda GJKKO. Fatin tonë në dorë nuk e ka as GJKKO-ja, as Prokuroria, fatin tonë e kemi vet në dorë, kjo është betejë me opinionin publik, beteja me drejtësinë ka munguar. Beteja jonë është betejë me vetveten dhe me zotin.Monika Kryemadhi: Sa i përket vendimit të sotëm, mund të them ishte një vendim nën presion.Gazetarët: Gjyqtarja nën presion?Monika Kryemadhi: Patjetër, sepse pranoi që në dosje 90% e akuzës së prokurorëve nuk ka asnjë provë. Prokurorët në 80% të akuzave thonë që ne i kemi perceptime, unë mund t’iu them që në dosje s’ka asgjë. Do shikoni, kam paguar për dashnorët apo jo.

Monika Kryemadhi: Kjo është një drejtësi qesharake. Por ka një gjë të mirë ky vendim, se për në Strasburg Metës i jep shans të madh, jo vetëm për të zbardhur çështjen në lidhje me veten e tij, por edhe për të treguar që ato miliona dollarë taksapaguesit amerikanë dh evropianë kanë paguar për një sistem drejtësie, për të cilën kryepolicët e drejtësisë thonë që gjykata afërmendsh merr vendimin që thotë prokuroria. Unë s’kam asnjë lloj surprize. Ky është gjyq politik, ka qenë gjyq politik. Kam frikë se videot e Agasit kërcënojnë shumë njerëz edhe brenda GJKKO. Fatin tonë në dorë nuk e ka as GJKKO-ja, as Prokuroria, fatin tonë e kemi vet në dorë, kjo është betejë me opinionin publik, beteja me drejtësinë ka munguar. Beteja jonë është betejë me vetveten dhe me zotin.

Monika Kryemadhi: Sa i përket vendimit të sotëm, mund të them ishte një vendim nën presion.

Gazetarët: Gjyqtarja nën presion?

Monika Kryemadhi: Patjetër, sepse pranoi që në dosje 90% e akuzës së prokurorëve nuk ka asnjë provë. Prokurorët në 80% të akuzave thonë që ne i kemi perceptime, unë mund t’iu them që në dosje s’ka asgjë. Do shikoni, kam paguar për dashnorët apo jo.

SI.E./Shqiptarja.com

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani tha se kalimi për gjykim i dosjes, ka çuar në përfundimin e procesit ligjor për Metën dhe nisjen e çështjes politike. Ckarani tha se pavarësisht se vetë gjykata kontaoi e ka mungesë të provave, i injoroi kërkesat e të pandehurve për t’i plotësuar duke thënë se çështja do të shqyrtohet në themel.

“Gjykata pasi relatoi kërkesat tona kur ne i kishim të bazuara për plotësim hetimet, gjykata i konstatoi se hetimet janë të paplota. Gjykata përsëri nuk u ngrit dot në lartësinë që kërkon detyra, nuk pranoi kërkesat dhe e kali çështjen për gjykim duke thënë që këto çështje zgjidhen vetëm në themel. Gjykata e themelit do të bëjë dhe prokurorin dhe gjykatësin. Nuk ka asnjë të re, sot ka përfunduar çështja ligjore në themel fillon çështja politike. Kjo është një procedurë koti. Kemi 7 muaj që merremi me gjykatën dhe janë tallur me avokatët.Mangësitë e hetimeve ka qenë dëshmitë që duhet të merreshin në SHBA që gjykata i konstatoi, dëshmitë në Shqipëri me parlamentarët shqiptarë, që nga Rama dhe të gjitha ta që ideuan ligjin për minierat. Gjykata përsëri tha që duhet të merren në themel. Prova të tjera, janë prova të tjera që Kryemadhi ka bërë dhe aktet e vlerësimet financiare që dhe aty ka mangësi. Kryemadhi e Meta nuk shin familjarë. Kanë qenë dy deputetë, kanë pasur role të ndryshe ne jetën politike”, tha Kujtim Cakrani.

“Gjykata pasi relatoi kërkesat tona kur ne i kishim të bazuara për plotësim hetimet, gjykata i konstatoi se hetimet janë të paplota. Gjykata përsëri nuk u ngrit dot në lartësinë që kërkon detyra, nuk pranoi kërkesat dhe e kali çështjen për gjykim duke thënë që këto çështje zgjidhen vetëm në themel. Gjykata e themelit do të bëjë dhe prokurorin dhe gjykatësin. Nuk ka asnjë të re, sot ka përfunduar çështja ligjore në themel fillon çështja politike. Kjo është një procedurë koti. Kemi 7 muaj që merremi me gjykatën dhe janë tallur me avokatët.

Mangësitë e hetimeve ka qenë dëshmitë që duhet të merreshin në SHBA që gjykata i konstatoi, dëshmitë në Shqipëri me parlamentarët shqiptarë, që nga Rama dhe të gjitha ta që ideuan ligjin për minierat. Gjykata përsëri tha që duhet të merren në themel. Prova të tjera, janë prova të tjera që Kryemadhi ka bërë dhe aktet e vlerësimet financiare që dhe aty ka mangësi. Kryemadhi e Meta nuk shin familjarë. Kanë qenë dy deputetë, kanë pasur role të ndryshe ne jetën politike”, tha Kujtim Cakrani.

Ish-deputetja, Monika Kryemadhi e cila tashmë i është futur edhe botës së kinematografisë ka komentuar para GJKKO edhe filmin në të cilin luan, “Me fat”. Mes batutave, Kryemadhi i pyeti gazetarët dhe operatorët para GJKKO-së nëse e kanë parë filmin dhe a u ka pëlqyer.

Kryemadhi: Të pëlqeu filmi. Mirë ishte. Do shohim çfarë vendimi do na japë gjyqtarja. Pse nuk erdhe te filmi dje?Isha.Kryemadhi: Hyre fshehtas ëë.

Kryemadhi: Të pëlqeu filmi. Mirë ishte. Do shohim çfarë vendimi do na japë gjyqtarja. Pse nuk erdhe te filmi dje?

Kryemadhi: Hyre fshehtas ëë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related