Arrest shtëpie për policin Ajdin Islamaj për ndërtimet pa leje në Sarandë e Ksamil

Publikuar me datë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka bërë të ditur se ka zbuluar prova të reja në lidhje me hetimin ndaj Ajdin Islamaj, një ish-specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë.

Siç njofton AMP, në një pronë në emër të babait të tij, ku banon edhe Islamaj, është ndërtuar një kat shtesë mbi një ndërtesë ekzistuese dy-katëshe, dhe janë realizuar punime të tjera për ta transformuar objektin në një aktivitet hotelier.

Ekspertizën teknike e citojnë që konfirmon se bëhet fjalë për një ndërtim të ri, për të cilin kërkohej leje ndërtimi, por kontrolli nuk ka treguar se një leje e tillë është lëshuar ndonjëherë.

Hetimet kanë bërë të ditur se sipërfaqja e ndërtuar pa leje arrin të paktën 159 metra katrorë dhe aktualisht përdoret si hotel.

AMP-ja thekson se analizat e pamjeve satelitore tregojnë se ndërtimet janë realizuar gjatë vitit 2025, periudhë kur Ajdin Islamaj ishte duke ushtruar detyrën në atë zonë.

Masa e sigurisë për Islamaj është vendosur të jetë “Arrest në shtëpi”, ndërsa hetimet vazhdojnë për të dokumentuar plotësisht përgjegjësitë penale dhe për të identifikuar individë të tjerë që mund të kenë lidhje me këtë rast.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Rreth 700 raste të konfirmuara me ebola, të paktën 139 viktima në Kongo

Numri i rasteve të konfirmuara të infeksionit me virusin...

Rusia raporton goditje masive nga dronët ukrainas

Një sulm masiv me dronë nga Ukraina ka goditur...

Genc Burimi: Rama dështoi të kundërvërë protestuesit me SHBA-të dhe Izraelin

Ideja e organizimit dje të një antimitingu të Partise...

Marrëveshja e paqes me SHBA nuk do të nënshkruhet nesër

Në një deklaratë të fundit, zëdhënësi i ministrisë së...