Protesta hyn në ditën e 14-të, Berisha: Çdo shqiptar duhet ta përkrahë këtë lëvizje

Publikuar me datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një komunikim online me qytetarët ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për protestën rinore që prej 13 ditësh po zhvillohet në Tiranë dhe në zona të tjera të vendit, duke e cilësuar atë si “lëvizjen më të jashtëzakonshme dhe më të fuqishme” që është përballur me qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Berisha tha se protesta, e cila sipas tij nisi si reagim ndaj ngjarjeve në Zvërnec dhe mungesës së transparencës nga institucionet, është shndërruar në një lëvizje të gjerë qytetare kundër asaj që ai e cilësoi si “regjim autoritar” dhe “narkoshtet”.

“Kjo lëvizje në thelb, në esencë, e cila filloi për shkaqe dhe ndjeshmëri qoftë të drejtash njeriu, zvarritja e banorit në Zvërnec në mënyrë shtazore, mungesa e plotë e transparencës për çdo gjë, për çdo zhvillim në atë vend dhe telat me gjemba, kjo lëvizje në fakt është lëvizja më e fuqishme që po përballet me diktaturën autoritare të Edi Ramës, narkoshtetin e tij.

Kjo lëvizje që ka në brendinë e vet guximin më të madh të kombit shqiptar, mbartës i të cilit janë të rinjtë shqiptarë.

Ka në brendinë e vet ndërgjegjen më të lartë kombëtare për t’u cliruar nga një regjim autokratik, i cili ka shndërruar zgjedhjet në farsë zgjedhore”, tha Berisha.

Sipas kreut të opozitës, të rinjtë janë forca kryesore e kësaj lëvizjeje, e cila, sipas tij, përfaqëson aspiratën për ndryshim, demokraci dhe largimin e praktikave që ai i konsideron si deformim të procesit zgjedhor dhe keqqeverisje.

Berisha akuzoi qeverinë për korrupsion, shpërdorim fondesh publike dhe varfërimin e qytetarëve. Ai tha se të rinjtë po protestojnë për shkak të emigrimit masiv, gjendjes së arsimit, pagave dhe pensioneve të ulëta, si edhe problemeve në sistemin shëndetësor.

“Çdo shqiptar duhet ta përkrahë këtë lëvizje”, deklaroi Berisha, duke u bërë thirrje demokratëve, opozitarëve dhe çdo qytetari që, sipas tij, dëshiron të jetojë me dinjitet në Shqipëri, të mbështesë protestat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Përfshihet nga flakët një biznes në Mamurras, çfarë dyshohet

Një zjarr ka përfshirë një dyqan në qytetin e...

11 grabitje brenda pak ditëve në Lezhë, arrestohet dyshja që hapte dyqanet natën

Një valë vjedhjesh që kishte krijuar shqetësim te bizneset...

Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, kreu...