“Bashkohuni me PS, ndryshe do mbyteni”- Rama provokon protestuesit

Publikuar me datë:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj protestuesve që janë ngritur në kundërshtim të investimeve në Zvërnec.

Ndërsa qytetarët janë mbledhur në shesh për të kërkuar dorëheqjen e tij, Rama i ka akuzuar ata se po mashtrohen, duke pretenduar se qeveria ka ndryshuar ligjin për zonat e mbrojtura për të lejuar këtë zhvillim.

“Ejani të shikoni se kush u’a ka thënë në mënyrë të përbindshme të përsëritur se ne paskemi ndryshuar ligjin e zonave të mbrojtura, për t’u hapur rrugë këtij zhvillimi, ju ka sharruar me një rrenë shumë të fortë.

Unë nuk negocioj dot kontratën me ata që më kanë votuar. Ta bëjmë Shqipërinë një princeshë të turizmit ndërkombëtar. Lidhur me fatin e zhvillimit në Zvërnec, atë do ta përcaktojë vetëm shkalla e cilësisë së projektit që do na prezantojnë investitorët.

Largojuni hienave, se ju jeni të parët që do mbyteni në jargët e asaj urrejtjeje dhe hipokrizie, që unë dhe socialistët e njohim nga shumë larg. Nëse doni të mbroni vërtetë Shqipërinë, ju njerëzit që jeni të shqetësuar për natyrën, hajdeni bashkohuni me ne PS”, tha kryeministri Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Braçe: Koçeku erdhi me karrike në PS, pa kontribute. “Bujtinën a e ka me letra?”

Deputeti socialist Erjon Braçe ka kritikuar mënyrën se si,...

Erion Braçe: Duan të më eliminojnë politikisht brenda PS

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ndaj publikimit të...

Braçe flet pa dorashka për “Partinë-Shtet” të Spiropalit

Deputeti socialist, Erion Braçe ka folur lidhur me nocionin...

Skandal mjedisor në Malësi të Madhe! Digjen mbeturinat pranë banesave, tymi pushton zonën

Një situatë alarmante është regjistruar pasditen e kësaj të...