Partia Socialiste feston sot në orën 17:30, 35-vjetorin në Sheshin “Italia” në Tiranë. Sipas burimeve, socialistët do të qëndrojnë në këmbë gjatë aktivitetit, ndërsa i vetmi që pritet të mbajë fjalim është kryeministri dhe kryetari i PS-së, Edi Rama.
Gjatë aktivitetit parashikohet gjithashtu edhe transmetimi i disa materialeve filmike, ndërsa nuk janë planifikuar fjalime të tjera
Për shkak të masave të shtuara të sigurisë, mediat nuk lejohen të hyjnë brenda perimetrit të rrethuar ku zhvillohet aktiviteti.
Po ashtu, baret dhe lokalet në anën e Air Albania Stadium janë mbajtur të mbyllura gjatë zhvillimit të mbledhjes.
Ky 35 vjetor e gjen PS në mandatin e katërt qeverisës dhe është një ditëlindje ndryshe për shkak të protestave ku kërkohet largimi i kryeministrit Rama.

