Klit Hoti pas dorëheqjes së Tonin Gjurajt: “Humbje e madhe për Universitetin e Shkodrës”

Publikuar me datë:

Këshilltari bashkiak i Shkodrës, Kliti Hoti, ka reaguar pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, duke e cilësuar atë një humbje të madhe për Universitetin e Shkodrës dhe një zhvillim që duhet të shqetësojë çdo shkodran.

Në reagimin e tij, Hoti shprehet se Universiteti i Shkodrës është një nga institucionet më të rëndësishme të vendit, që ka formuar breza të tërë profesionistësh, mësuesish dhe studiuesish, ndërsa ngre shqetësimin për klimën e debateve dhe përplasjeve që, sipas tij, prej kohësh kanë shoqëruar jetën akademike të institucionit.

Ai thekson se energjitë duhet të përqendrohen te cilësia e arsimit, kërkimi shkencor dhe mbështetja e studentëve, duke paralajmëruar se një qytet që nuk respekton universitetin e vet rrezikon të humbasë elitën akademike dhe aftësinë për të prodhuar zhvillim.

Në fund të reagimit, Hoti ngre edhe një pyetje të fortë për realitetin e qytetit: “Pse në Shkodër po largohen gjithmonë ata që përpiqen të ndërtojnë, ndërsa gjithnjë e më shumë hapësirë u lihet atyre që e kanë sjellë qytetin në këtë gjendje?”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...