Shkatërrimi i mjedisit në 2 dekada e gjysmë/ Laguna me pronarë, pyje të prera dhe lumenj të gërryer

Publikuar me datë:

Shqetësimi për mjedisin në Shqipëri nuk është i ditëve të fundit. Është një histori e gjatë, e dokumentuar ndër vite, që flet për dëmtimin gradual të lumenjve, pyjeve, lagunave, parqeve kombëtare dhe habitateve natyrore në të gjithë vendin.

Janë denoncuar gjatë këtyre viteve masakrat mjedisore, nga pyjet e Lurës, në ato të Korçës, në Kelmend, Theth apo guroret në Malin e Tomorrin. Me zë, figurë dhe dokumente janë denoncuar tentativat për t’i kthyer lagunat në pronë private, si ajo e Kune Vainit, Butrintit apo ajo e Divjakës.

Kamerat kanë filmuar për vite me radhë, duke filluar nga viti 2003, gërryerjet në Vjosë, Shkumbin, Mat, Ishëm etj, ku janë filmuar ekskavatorë që nxjerrin inerte natë e ditë, teksa institucionet shtetërore vetëm sa kanë vëzhguar nga larg.

Shkatërrimi i mjedisit, parqeve kombëtare, zonave të mbrojtura, lagunave, ligatinave, lumenjve, detit, malit etj, nuk ka ndodhur sot, por ka vite e vite që ndodh.

Pyetja që mbetet pas më shumë se 24 vitesh denoncimesh është: a kemi mësuar diçka nga alarmet e ngritura ndër vite dhe a ka ndryshuar realisht diçka në mënyrën se si mbrojmë pasuritë natyrore të Shqipërisë?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...