E fundit/ Kanadaja propozon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit nën 16 vjeç

Publikuar me datë:

Kanadaja ka propozuar një projektligj të ri që synon ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët dhe adoleshentët e moshës nën 16 vjeçare, duke ndjekur hapat e Australisë, e cila miratoi një masë të ngjashme vitin e kaluar.

Ndryshe nga ky model australian, propozimi kanadez ofron kompanive teknologjike mundësinë për të shmangur ndalimin nëse ato shpallin se kanë vendosur masa efektive për mbrojtjen e të miturve dhe për minimizimin e rreziqeve në internet.

Projektligji gjithashtu përfshin rregulla të reja që lidhen me chatbot-et e bazuara në Inteligjencën Artificiale, si dhe kufizime në përmbajtjet e cilat konsiderohen të dëmshme. Ai parashikon krijimin e një organi rregullator i cili do të mbikëqyrë zbatimin e këtij ligji nga ana e kompanive teknologjike.

Ministri kanadez i Kulturës, Marc Miller, theksoi se siguria e fëmijëve në internet është një prioritet kombëtar dhe se qeveria do të marrë të gjitha masat e nevojshme për t’i mbrojtur ata.

Kjo nismë vjen në një periudhë kur shumë vende po forcojnë rregullat për sigurinë online të rinjve. Mbretëria e Bashkuar, Franca, Zelanda e Re dhe Greqia po shqyrtojnë ose kanë miratuar masa të ngjashme për kufizimin e aksesit të të miturve në rrjete sociale.

Nëse projektligji kalon, ai do të ndalojë individët nën 16 vjeç të krijojnë llogari të reja në platforma si Instagram, Facebook dhe TikTok, ndërsa llogaritë ekzistuese mund të çaktivizohen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vlorë/ 54-vjeçari mbërrin pa shenja jete në spital, dyshohet për infarkt

Një 54-vjeçar humbi jetën teksa po transportohej drejt spitalit...

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta papritur në moshën 54- vjeçare Artan Pogoni

Sporti dhe bota akademike shqiptare janë në zi pas...

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fatime Kryemadhit, çështja do gjykohet nga GJKKO

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga...