Heroinë nga RMV-ja drejt Shqipërisë, arrestohen 2 persona në aksin Bulqizë-Librazhd

Publikuar me datë:

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Elbasanit në kuadër të operacionit të koduar “Trajektorja”, pas zbulimit të një sasie prej 1 kilogrami heroinë që dyshohet se ishte trafikuar nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë.

Sipas policisë, në pranga ranë L. G., 32 vjeç, banues në Strugë, dhe A. B., 45 vjeç, banues në Durrës. Hetimet kanë zbuluar se 32-vjeçari dyshohet se kishte siguruar dhe transportuar lëndën narkotike nga Maqedonia e Veriut, duke e futur në territorin shqiptar përmes kufirit të gjelbër, ndërsa 45-vjeçari e priste atë në Shqipëri me qëllim shitjen.

Arrestimi i tyre u bë në aksin rrugor Bulqizë-Librazhd, ku efektivët ndaluan automjetin tip “Fiat” me të cilin po udhëtonin. Gjatë kontrollit të imtësishëm, policia gjeti një çantë shpine të fshehur në gomën e pasme të furgonit, ku ndodhej 1 kilogram heroinë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti, dy telefona celularë, si dhe 40 mijë lekë, 50 euro dhe 290 denarë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...