‘Struc i Nartës’/ Zhupa-Jaupajt: S’të vjen pak turp? Jep dorëheqjen dhe shijo jetën

Publikuar me datë:

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj tha në Kuvend se politikat e ndjekura nga qeveria shqiptare “janë arsyeja pse Shqipëria sot është më afër se kurrë BE”, ndërsa këtyre deklaratave i është përgjigjur Ina Zhupa.

Deputjetja e PD iu drejtua Jaupajt sërish me fjalët “struc i Nartës.”

Duke i thënë se fjalët e ministrit të Mjedisit nuk lidheshin aspak me interpelancën, Zhupa u shpreh se Zvërneci tregon sesi nuk duhet të funksionojë një shtet.

“Sinqerisht, nuk keni pak turp? Sinqerisht dhe miqësisht, flet për agroturizmin e bujqësinë, ndoshta s’ta kanë thënë, e di që je ministër i Mjedisit? U solle gjithë kohën si struci i Nartës, ministri i Mjedisit nuk thotë asnjë fjalë për pyetjet që i bëhen e zonat e mbrojtura. Kjo interpelancë është pasqyrë e qartë e asaj që ndodh në shtetin shqiptar.

Disa ministra që nuk e dinë çfarë bëhet. Ca ligje të bëra me porosi, ca ministra që as pyetjeve më minimaliste s’u kthejnë dot përgjigje sepse Zvërneci është kthyer në simbolin e ankthit të shtetit, shikojmë mënyrën sesi nuk duhet të funsionojë një shtet”, tha Zhupa.

Ndërsa foli edhe për protestën e Zvërnecit, deputetja demokrate ‘këshilloi’ ministrin të jepte dorëheqjen.

“Krenaria e secilit protestues atje është që është në anën e drejtë të historisë, do të thotë isha aty kur rrëzuam Ramën, jam shqiptar dhe krenar për historinë tonë të përbashkët, për trashëgiminë tonë të përbashkët. Nëse keni pak dinjitet, në fund të kësaj interpelance, jepni dorëheqjen dhe vazhdoni të shijoni jetën”, tha Zhupa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Qytetarët nuk ndalin marshimin, mijëra njerëz drejt Astirit

Vijon protesta e qytetarëve në Tiranë, ku mijëra pjesëmarrës...

Klit Hoti pas dorëheqjes së Tonin Gjurajt: “Humbje e madhe për Universitetin e Shkodrës”

Këshilltari bashkiak i Shkodrës, Kliti Hoti, ka reaguar pas...

Eduard Shalsi pranon pakënaqësitë e qytetarëve: Mendova t’i bashkohesha protestës

Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi, ka deklaruar se...