Shkatërrohet grupi shqiptar i trafikut të drogës në Athinë, arrestohen tetë persona

Publikuar me datë:

Një operacion për shpërbërjen e një organizate kriminale që tregtonte armë dhe drogë në Athinë ka filluar që nga mëngjesi i hershëm i së mërkurës.

Oficerët e policisë nga Nëndrejtoria e Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit në Athinë kanë arrestuar tetë persona, shtatë burra me origjinë shqiptare dhe një grua greke, përfshirë anëtaren kryesore.

Forca speciale nga OPKE dhe EKAM po marrin pjesë gjithashtu në operacion.

Nga kontrollet e shtëpive që janë kryer deri më tani, janë identifikuar sasi droge, kryesisht kokainë, dhe një numër i madh fishekësh.

Sipas informacioneve, hetimet janë duke u zhvilluar në zona të ndryshme të Athinës dhe kur ato të përfundojnë, do të ketë njoftime zyrtare nga autoritetet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pas shpalljes si deputete e pavarur, Marjana Koçeku publikon një mesazh lutjeje

Pas njoftimit si deputete e pavarur, Marjana Koçeku, ka...

Pushtohet nga plehrat bregdeti i Durrësit

Durrësi ka çelur zyrtarisht sezonin turistik veror, por kjo...