7446 rrënjë kanabis në Velipojë, por pyetja mbetet: A mbaron përgjegjësia vetëm te shefi i komisariatit Shkodër?

Publikuar me datë:

Zbulimi i 7.446 bimëve kanabis në Velipojë ka sjellë pezullimin e shefit të Komisariatit, Bekim Lika, si dhe masa ndaj vartësve të tij. Por rasti hap një debat më të gjerë mbi zinxhirin e përgjegjësisë brenda Policisë së Shkodrës.

Kur bëhet fjalë për një sipërfaqe kaq të madhe të kultivuar me lëndë narkotike, pyetja që shtrohet natyrshëm është nëse përgjegjësia mund të ndalet vetëm në nivel komisariati.

Policia funksionon mbi bazën e një hierarkie të qartë. Informacionet, raportimet dhe kontrollet kalojnë në disa nivele drejtuese. Pikërisht për këtë arsye, me shumë mundësi drejtuesit më të lartë vendorë kanë pasur informacion të mjaftueshëm mbi situatën në terren, por prapëseprapë mekanizmat e kontrollit nuk kanë funksionuar siç duhet.

Drejtori i Policisë së Shkodrës, Gent Berberi, nuk rezulton të jetë përfshirë në masat e deritanishme administrative, edhe pse me shumë mundësi është në dijeni të ketij problemi.

Megjithatë, përmasat e këtij rasti bëjnë që shumëkush të pyesë nëse do të ketë verifikime më të gjera për të gjithë zinxhirin drejtues, që mbulon territorin ku u zbulua parcela me kanabis.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Përfundojnë fjalimet para kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin

Një grup qytetarësh ka përfunduar fjalimet e tyre para...

Po kryente stërvitje në Siberi, rrëzohet një bombardues strategjik rus

Një avion bombardues strategjik i llojit Tu-22M3 i Rusisë...

Herald Marku rikthehet te Vllaznia

Pas disa sezonesh larg, Herald Marku vesh sërish fanellën...

Shtohen mbeturinat në Qaf Dushk, lopët ushqehen me to

Një nga zonat më problematike te Bashkia Klos është...