Këta janë kandidatët për deputetë me më shumë vota deri më tani në Kosovë

Publikuar me datë:

Vetëm dy ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në Kosovë kanë nisur të qartësohen edhe emrat e atyre që pritet të bëhen deputetë në legjislaturën e re të Kuvendit.

Procesi i numërimit të votave për kandidatët po vazhdon ende nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërsa deri tani janë përpunuar mbi çereku i votave të hedhura nëpër kuti.

Më poshtë paraqiten kandidatët që kanë siguruar mbështetjen më të madhe të votuesve në secilën prej katër partive kryesore politike shqiptare, pasi janë numëruar 30 për qind e votave.

Lëvizja Vetëvendosje

Albin Kurti: 69.479 vota
Glauk Konjufca: 54.541 vota
Albulena Haxhiu: 31.331 vota
Hekuran Murati: 27.525 vota
Donika Gërvalla-Schwarz: 25.233 vota

Partia Demokratike e Kosovës

Bedri Hamza: 33.402 vota
Përparim Gruda: 21.228 vota
Arian Tahiri: 18.456 vota
Uran Ismaili: 16.499 vota
Sala Jashari: 11.847 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës:

Vjosa Osmani Sadriu: 21.969 vota
Lumir Abdixhiku: 19.949 vota
Doarsa Kica Xhelili: 15.650 vota
Hykmete Bajrami: 12.232 vota
Avdullah Hoti: 10.997 vota

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Ardian Gjini: 10.859 vota
Ramush Haradinaj: 9.835 vota
Daut Haradinaj: 7.474 vota
Besnik Tahiri: 6.666 vota
Bekë Berisha: 5.268 vota

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, doli e para në zgjedhjet e 7 qershorit me 42.91 për qind të votave.

Pas saj renditen Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.08 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.60 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 7.17 për qind dhe Lista Serbe me 6.17 për qind.

Sipas të dhënave paraprake, LVV-ja do t’i ketë 48 vende në Kuvend, e ndjekur nga PDK-ja me 24, LDK-ja me 20, dhe AAK-ja me 8. /

Nga REL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Emri/ Aksident në aksin Rrëshen-Reps, makina përplas kalimtarin

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj...

16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?

Ish-deputeti dhe ish-ministri Genc Pollo ka reaguar lidhur me...

Trump dhe Irani konfirmojnë arritjen e marrëveshjes për t’i dhënë fund luftës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë...