Aksion blic në Vlorë , shoqërohen 5 persona, sekuestrohen armë zjarri

Publikuar me datë:

Një operacion i gjerë policor është zhvilluar në qytetin e Vlorës dhe në disa fshatra të zonës së Lumit të Vlorës, duke përfshirë kontrolle të shumta në banesa dhe ambiente të ndryshme.

Aksioni po drejtohet nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe vijon ende në terren, me forca të shumta të angazhuara njëkohësisht në disa pika.

Sipas burimeve paraprake nga policia, deri më tani janë shoqëruar dhe ndaluar të paktën 5 persona, ndërsa gjatë kontrolleve janë sekuestruar edhe armë zjarri.

Megjithatë, ende nuk janë bërë publike detaje zyrtare lidhur me veprat penale që po hetohen apo objektivin e plotë të operacionit.

Forcat e rendit kanë vijuar kontrollet në disa banesa dhe ambiente të tjera të dyshuara, ndërsa pritet që pas përfundimit të aksionit Policia e Shtetit të dalë me një njoftim zyrtar ku do të bëhen publike rezultatet e plota të operacionit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Karamuço: Alket Rizain e dinin në burg por e ndaluan në post-bllok

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço ka komentuar rastet e...

OKB: Sulmet në Gaza po marrin jetë civilësh

Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare të OKB-së (OCHA)...

Ukraine/ Akuzat për ryshfet dhe qendrat mashtruese, Zelensky shkarkon Prokurorin e Përgjithshëm

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka larguar nga posti Prokurorin e Përgjithshëm të vendit, Ruslan Kravchenko, pasi zyra e këtij të fundit është akuzuar për mbështetjen e skemave mashtruese të qendrave të thirrjeve, në këmbim të ryshfeteve. Zelensky, në një postim në Telegram, theksoi: “Prokurori i Përgjithshëm ka vetëm një rrugëdalje: shkarkimin”, duke bërë apel […]