Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari plagos rëndë me hanxhar bashkëshorten

Publikuar me datë:

Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi akuzohet për tentativë vrasjeje të bashkëshortes së tij, pasi nuk pranonte ndarjen që ajo i kishte kërkuar pas largimit nga shtëpia.

Nëna e fëmijëve mbeti e plagosur rëndë me një plagë në qafë, dhe do të kishte humbur jetën nëse nuk do vetëmbrohej nga goditjet e pandërprera të autorit.

Sulmi u bë me një hanxhar mishi, që u sekuestrua si provë materiale brenda makinës së shqiptarit. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Materës, në Toskana.

Policia njoftoi sot arrestimin e 43-vjeçarit, që përballet me disa akuza të rënda. Gruaja po mjekohet në spitalin Policoro, ku njoftohet se është jashtë rrezikut për jetën, edhe pse ka plagë në qafë e trup.

Sipas hetimeve paraprake, për shkak të dhunës së përsëritur fizike dhe psikologjike, nëna e tre fëmijëve, po shqiptare, i kishte marrë ata duke ikur nga shtëpia dhe u strehua në zonën e Novo Siri.

Por 43-vjeçari e ka përndjekur dhe dy ditë më parë i zuri rrugën duke e sulmuar në mënyrë të frikshme me hanxhar.

Ai u përpoq të finalizonte krimin, por ndërhyrja e menjëhershme e karabinierëve e bëri të largohej. Pas ndjekjes së makinës, efektivët arritën ta ndalonin.

Policia tha se gjatë kontrollit të dhomës së hotelit ku po qëndronte përkohësisht autori, u gjet edhe një sasi kokaine, që gjithashtu u mor si provë materiale, informon media italiane.

Me urdhër të Prokurorit Publik në detyrë në Zyrën e Prokurorit Publik të  Materas, i cili koordinoi hetimin, i ndaluari u dërgua në burgun lokal.

Gjykatësi i Hetimeve Paraprake, pasi vlerësoi arrestimin, u pajtua me pretendimin e prokurorisë dhe tentativën e dyshuar për vrasje të grave, urdhëroi që burri shqiptar të mbahej në paraburgim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Një i vdekur dhe 10 të plagosur, të shtëna me armë zjarri në Teksas

Një person ka humbur jetën dhe nëntë të tjerë...

Alarm për bombë në tragetin Blue Star 2, mbi 1.000 persona në bord

Pas një telefonate anonime që paralajmëronte një bombë në...