Aksident zinxhir në Morinë–Kukës, përplasje të njëpasnjëshme pa të lënduar

Publikuar me datë:

Një aksident është regjistruar këtë të diel në aksin rrugor Morinë–Kukës, pranë fshatit Bardhoc.

Një 43-vjeçare që udhëtonte nga Kosova drejt Shqipërisë ka humbur kontrollin e automjetit të saj tip “Volkswagen Polo” me targa shqiptare dhe është përplasur me trafikndarësen.

Sipas informacioneve paraprake, rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që në ngjarje të ketë ndikuar edhe shpejtësia e lëvizjes së mjetit.

Pavarësisht përplasjes , drejtuesja e automjetit, ka shpëtuar pa lëndime të rënda.

Vetëaksidenti ka shkaktuar edhe një incident tjetër në kahun e kundërt të rrugës, në drejtimin Shqipëri–Kosovë. Dy automjete, një me targa të Kosovës dhe një me targa shqiptare, janë përplasur lehtë me njëri-tjetrin. Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale dhe gërvishtje të mjeteve.

Dëshmitarët në vendngjarje thanë se përplasja e dytë ndodhi pasi drejtuesit e automjeteve u shpërqendruan duke vëzhguar vetëaksidentin e ndodhur në anën tjetër të aksit rrugor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

96 kilogramë kanabis sekuestrohen në kufirin greko-shqiptar

Autoritetet greke kanë sekuestruar një sasitë të madhe droge...

4 të plagosur, aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë

Pak minuta më parë, një aksident i rëndë ka...

Sulmet ndaj protestuesve, Lubonja: Rama i dëshpëruar, nuk mbrohet më me propagandë!

Analisti Fatos Lubonja komentoi protestat masive të qytetarëve për...