Dasma e vitit ka filluar! Dua Lipa dhe Callum Turner organizuan një festë në Palermo të shtunën, në nisje të eventeve të planifikuara për martesën e tyre.
Çifti u pa duke biseduar me të ftuarit, teksa këngëtarja ishte e veshur me një fustan të gjatë me shpinën e zbuluar, me detaje pupla, duke përqafuar disa dashamirës.
Festa më vonë vazhdoi me një drekë brenda Palazzo Valguarnera Ganci, sipas burimeve lokale – pallati ikonik i shekullit të 18-të i paraqitur në filmin e Luchino Visconti “Leopardi”.
Festimet vijnë pas lajmit se çifti u martua më 31 maj në Londër, pasi konfirmuan fejesën vitin e kaluar.
Këngëtarja me origjinë shqiptare është e njohur për hite të shumta nga albumet e saj shumë të suksesshme si “Future Nostalgia” dhe “Radical Optimism”.
Ajo ka fituar tre çmime Grammy dhe krenohet me pesë hite në 10 vendet e para në Billboard Hot 100.
Turner është i njohur për rolet e tij në filmat “Fantastic Beasts” dhe disa seriale, ndërsa përflitet se do të luajë rolin e James Bond në filmat e ardhshëm të agjentit 007.

