Teliti: Eurostat zhbën propagandën e ERTV, kriza ekonomike fshihet pas fasadave

Publikuar me datë:

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Dorjan Teliti, ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale, duke denoncuar situatën ekonomike në vend bazuar në shifrat më të fundit të Eurostat.

Sipas Telitit, statistikat zyrtare europiane konfirmojnë se 35% e shqiptarëve nuk përballojnë dot pagesën e qirasë apo kostot bazë të jetesës.

Demokrati thekson se ndërsa qeveria flet për “suksese imagjinare”, realiteti i 1 në 3 qytetarëve është ankthi i përmuajshëm për të siguruar kulmin mbi kokë. Sipas tij, kjo situatë ka ardhur si pasojë e një modeli që u shërben vetëm oligarkëve dhe pastrimit të parave.

Teliti akuzon drejtpërdrejt “sektin qeverisës” se ka braktisur qytetarin e thjeshtë duke lejuar rritjen galopante të çmimeve të pronave dhe qirave.

“Rritën çmimet e pronave në qiell përmes pastrimit të parave dhe i çuan qiratë në nivele stratosferike, ndërkohë që 1/3 e vendit nuk siguron dot as minimumin jetik. Po përballemi me një krizë humanitare të fshehur pas dritave verbuese të fasadave!”, shprehet ai ndër të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ardit Çylybyli: Qytetarët e Shkodrës duhet të dëgjohen

Kryetari i Partisë Demokratike në Shkodër, Ardit Çylybyli, ka...

Grabitet apartamenti i Dritan Agollit, kreu i FSHZH nuk denoncon në polici

Një apartament që dyshohet se përdoret nga Drejtori i...

Rrëshqitjet e dheut në Durrës rrezikojnë banorët e bizneset, bashkia e Sakos asnjë masë

Reshjet intensive të shiut gjatë natës të së mërkurës...

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” shkëlqen nga dritat e telefonave, ndizet atmosfera e protestës

Një pamje spektakolare dhe plot emocion ka përfshirë bulevardin...