Nga Athina në Nju Jork, si u kthye Shqipëria në lajm botëror

Publikuar me datë:

Planet për ndërtimin e resorteve luksoze në Zvërnec dhe Sazan kanë nxitur protesta të forta në Shqipëri, por edhe një jehonë të gjerë në mediat ndërkombëtare.

Ndërsa kryeministri Edi Rama fillimisht i cilësoi kritikat si pjesë e një “lufte hibride” të nxitur nga fqinjët, reagimi mediatik kaloi shpejt kufijtë e rajonit dhe mbërriti në gazetat dhe televizionet më prestigjioze të botës.

Mediat amerikane si The New York Times, Associated Press dhe Fox News kanë raportuar mbi protestat kundër projekteve të lidhura me Kushnerin, duke theksuar shqetësimet për mjedisin, transparencën dhe hetimet e SPAK.

Revista investigative Mother Jones ka ngritur dyshime për mënyrën e realizimit të projektit, ndërsa The Guardian ka vënë theksin te rreziku për biodiversitetin dhe ndryshimet ligjore që, sipas kritikëve, i hapin rrugë investimit.

Edhe mediat europiane i kanë kushtuar vëmendje të madhe çështjes. Kathimerini në Greqi e ka trajtuar si problem rajonal me ndikim në ekosistemin detar, ndërsa Le Parisien, Financial Times, Politico, Der Spiegel dhe Euractiv kanë raportuar për protestat, përplasjet me policinë dhe debatet politike që po shoqërojnë projektin.

Në këtë mënyrë, kundërshtimi ndaj investimit në Zvërnec nuk ka mbetur më një debat lokal.

Ai është kthyer në një çështje që po monitorohet nga mediat më të mëdha ndërkombëtare, duke e vendosur Shqipërinë në qendër të diskutimeve për zhvillimin, mbrojtjen e mjedisit dhe transparencën në përdorimin e pasurive publike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

Analisti i njohur Fatos Lubonja, ka bërë një analizë...

OBSH kërkon 518 milionë dollarë për të frenuar shpërthimin e Ebolës

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Africa CDC nisën të...

Operacion në doganën e Durrësit, bllokohen 50 mijë euro të padeklaruara

Një operacion i përbashkët i Administratës Doganore dhe Policisë...

Aksident me vdekje në autostradën Vlorë-Fier

Një person ka humbur jetën si pasojë e një...