“Miliona euro për konsulencë”/ PD: ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ tjetër mekanizëm klientelizmi i qeverisë

Publikuar me datë:

PD ka reaguar pas miratimit të ligjit për krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, duke e cilësuar atë si një tjetër mekanizëm të shtrenjtë propagande dhe klientelizmi të qeverisë.

Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli deklaroi se ndërkohë që qytetarët dhe bizneset përballen me taksa të larta, mungesë financimi dhe ekonomi të rrënuar, qeveria po shpenzon miliona euro për konsulencë.

Sipas PD-së, pas derdhjes së 1 miliard lekëve nga buxheti i shtetit si kapital fillestar, institucioni ende nuk ka strategji, model funksionimi, strukturë operacionale apo plan të qartë zhvillimi.

Në vend që këto kapacitete të ndërtoheshin nga vetë shteti përmes ekspertizës institucionale, është hapur një tjetër tender me vlerë 3.3 milionë euro për një kompani private që do të hartojë kuadrin institucional dhe strategjik të bankës.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Qeveria shqiptare po ndërton një tjetër mekanizëm të shtrenjtë propagande dhe klientelizmi me emrin ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’, ndërsa qytetarët dhe bizneset vazhdojnë të përballen me taksa të larta, mungesë financimi dhe ekonomi të rrënuar.

Pasi Kuvendi miratoi ligjin për krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit dhe pasi qeveria derdhi 1 miliard lekë nga paratë e shqiptarëve si kapital fillestar, sot rezulton se institucioni ende nuk ka as strategji, as model funksionimi, as strukturë operacionale dhe as plan të qartë zhvillimi.

Në vend që këto kapacitete të ndërtoheshin nga vetë shteti përmes ekspertizës institucionale, qeveria ka vendosur të hapë një tjetër tender miliona eurosh për konsulencë.

3.3 milionë euro do të shpenzohen për një kompani private, e cila do të hartojë dhe konsolidojë kuadrin institucional, strategjik dhe operacional të Bankës.

Ndërkohë që propaganda flet për zhvillim, ekonomia reale po vuan mungesën e kredive, bizneset e vogla po mbyllen dhe të rinjtë po largohen nga Shqipëria.

Shqiptarët kanë të drejtë të dinë:

Pse një bankë shtetërore krijohet pa pasur paraprakisht strategjinë dhe strukturën bazë?

Ky është modeli i një qeverie që nuk ndërton institucione të forta, por ndërton skema të kushtueshme propagande dhe klientelizmi me paratë e qytetarëve shqiptarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Qeveria i jep Salillarit koncesionin 1 miliardë euro të rrugës Milot-Balldren

Kompania Salillari e biznesmenit pëllumb Salillari është shpallur fituesja...

Biznesmeni Pandeli Carapuli zyrtarisht nën hetim për pastrim parash. SPAK i komunikon akuzën

Biznesmeni Pandeli Carapuli zyrtarisht nën hetim për pastrim parash....

Bashkia “bojkoton” aktivitetin në Tamarë me “urdhër” të kryetarit në ikje…

Dje pasdite, administratorja e Kelmendit, një vajzë me kurajë,...

Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë Samitit BE–Ballkani Perëndimor në...