Dhunohen dy vëllezërit nga Laçi/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet

Publikuar me datë:

Dy shtetas janë paraqitur për ndihmë mjekësore në spital në orët e para të mëngjesit në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 03:00, në spital janë paraqitur shtetasiKlisman Rrapushi(Lepuri) banues në Laç, i cili ka marrë një dëmtim në këmbë dhe dyshohet se është plagosur me armë zjarri, si dhe vëllai i tij, Klaudio Gega(Lepuri) i cili ka pësuar dëmtime në këmbë, të dyshuara si pasojë e një ndrydhjeje.

Burime policore bëjnë me dije se të dy të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ata kanë deklaruar se janë sulmuar nga disa persona të panjohur për ta, në ambientet e jashtme të një subjekti të vendosur në rrugën “Faik Konica”.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje është ngritur grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet përkatëse për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...