Pjesë e disa grupeve kriminale, 6 persona ekstradohen sot nga Dubai

Publikuar me datë:

Gjashtë persona, të arrestuar në Dubai, pritet që të ekstradohen sot në Shqipëri. Ata ishin në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohen për veprimtari në fushën e lëndëve narkotike, pastrimit të parave dhe krimeve kompjuterike.

Bëhet fjalë për shtetasit: Kristo Qirici alias Jetmir Hoxha alias Jetmir Qirici; Shkelzen Kraja; Ilir Lazri alias Ilir Sula; Aleks Pepaj alias Shkelqim Pepaj; Devit Patrut alias Elidon Skendaj alias Devid Boraj alias Fatmir Pepaj; dhe Merxhan Celiku, të gjithë të akuzuar për drogë, pastrim parash të kryer si grup kriminal.

“Në vijim të bashkëpunimit ndërmjet Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara Arabe, do të ekstradohen sot, në Shqipëri, shtetasit:

-K. Q. alias J. H. alias J. Q., 44 vjeç; Sh. K., 44 vjeç; A. P. alias Sh. P., 38 vjeç dhe D. P. alias E. S. alias D. B. alias F. P., 39 vjeç, të gjithë të akuzuar për veprimtari në fushën e narkotikëve dhe/ose pastrim të produkteve të veprimtarive kriminale/veprës penale, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;

-I. L. alias I. S., 30 vjeç, i akuzuar për pastrim të produkteve të veprimtarive kriminale/veprës penale, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;

-M. C., 34 vjeç, i akuzuar për mashtrim kompjuterik, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.”- njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...