Sukses i jashtëzakonshëm për Teatrin “Migjeni”, tre çmime për shfaqjen “Offline për një Ditë”

Publikuar me datë:

Shfaqja “Offline për një Ditë”, premierë e Teatrit “Migjeni” dhe e interpretuar nga fëmijët e Qendrës Kulturore “Kujtim Alija” në Shkodër, është vlerësuar me sukses të jashtëzakonshëm në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit për Fëmijë “1 mbi 1 dritaret”, duke fituar tre çmime të rëndësishme.

Shfaqja u vlerësua nga një juri e përbërë nga emra të njohur të skenës shqiptare si Yllka Mujo, Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani dhe Rajmonda Bulku.

Me tekst të Gjovalin Kolaj dhe regji të Drande Xhaj “Mjeshtër i Madh”, shfaqja trajton në mënyrë artistike dhe edukative ndikimin e teknologjisë në jetën e fëmijëve, duke promovuar komunikimin, lojën dhe marrëdhëniet njerëzore përtej ekraneve.

Produksioni u vlerësua me këto çmime:

Çmimi për Tematikën më të Mirë

Çmimi Special “Onufri”

Çmimi për Regjinë më të Mirë

Ky vlerësim konsiderohet një dëshmi e talentit dhe përkushtimit të fëmijëve të Qendrës Kulturore “Kujtim Alija”, si dhe e punës së ekipit artistik që solli në skenë një vepër me vlera të larta edukative dhe shoqërore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...