Kalaja e Rozafës tërheq mijëra vizitorë/ Mbi 62 mijë turistë në pesë muajt e parë të vitit

Publikuar me datë:

Kalaja e Rozafës vijon të mbetet një nga destinacionet më të vizituara turistike në vend. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka bërë të ditur se gjatë periudhës 1 janar – 31 maj, monumenti i njohur historik ka mirëpritur gjithsej 62.748 vizitorë.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë muajit maj, numri i vizitorëve ka arritur në 29.475, duke shënuar një rritje të ndjeshme të fluksit turistik me afrimin e sezonit veror.

Institucioni e ka cilësuar këtë shifër si një tregues pozitiv për turizmin kulturor në Shkodër, ndërsa Kalaja e Rozafës vazhdon të mbetet një nga pikat më të preferuara për turistët vendas dhe të huaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr i përmasave të mëdha në Nju Delhi, mbi 21 viktima

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shkaktuar të...

Protestat për Zvërnecin/ Gazetari: Mesazhet e qytetarëve për qeverinë dhe opozitën

Gazetari Osman Stafa, në një intervistë në “News24” foli...

Shëtitorja e Shëngjinit larg standardeve dhe pa rregulluar, ankohen turistët

Edhe pse sezoni turistik ka nisur dhe Shëngjini pret...

Shkodër, pensionistët s’marrin dot pensionin, sorollaten me ditë në zyrat e postës

Pensionistët në Shkodër vijojnë të sorollaten pranë zyrës së...