Eslin Kurti fiton Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë dhe siguron biletën për Junior Eurovision 2026

Publikuar me datë:

Emocione, lot gëzimi dhe duartrokitje shoqëruan natën finale të edicionit të 64-t të Festivalit mbarëKombëtar të Këngës për Fëmijë në Teatrin “Migjeni”. Eslin Kurti me këngën “Kërce me mua” fitoi çmimin e parë në kategorinë Junior (9-14 vjeç), duke siguruar edhe të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Junior Eurovision Song Contest 2026.

Ne kategorinë e të vegjëlve triumfoi Ajri Drishti me këngën “Nuk kam ku luj”. Pas ndarjes së çmimeve, dy fitueset ndanë emocionet e para për këtë sukses dhe për eksperiencën në skenën e festivalit.

Përzgjedhja e këngës fituese për “Junior Eurovision” i ka dhënë festivalit edhe më shumë rëndësi dhe vlera artistike thonë organizatorët.

Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë u zhvillua për tre netë me radhë në Shkodër, duke sjellë në skenë 31 krijime të reja dhe duke kthyer qytetin në qendrën e muzikës për fëmijë në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related