Kapitenia e Vllaznisë shpërthen pas triumfit: 13 fitore radhazi, por ‘shpërblim’ vetëm një shishe ujë

Publikuar me datë:

Kapitenia e ekipit të femrave të Vllaznisë ka reaguar me tone të forta pas fitimit të titullit të 13-të radhazi, duke ngritur shqetësime për mungesën e mbështetjes dhe vlerësimit ndaj skuadrës kampione.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo falënderoi me ironi tifozët, institucionet dhe përfaqësuesit politikë, duke theksuar se suksesi i vazhdueshëm i ekipit të vajzave shpesh kalon pa vëmendjen që meriton.

“Faleminderit tifozëve të Vllaznisë për mbështetjen, që krenohen me ne vetëm kur humb ekipi i djemve. Shprehja ‘jemi në borxh ndaj këtyre vajzave’ dëgjohet shpesh, por nuk duken askund në horizont, edhe pse hyrja është falas”, shkruan ajo.

Kapitenia nuk kurseu kritikat as ndaj Federatës, duke përmendur organizimin e ndeshjeve në orare me temperatura të larta dhe cilësinë e dobët të medaljeve e kupave që ndahen në fund të sezonit.

Në reagimin e saj u përfshinë edhe deputetët, të cilët sipas saj shfaqen vetëm për foto dhe deklarata publike, pa ofruar mbështetje konkrete për ekipin.

Kritika më e fortë iu drejtua Kryetarit të Bashkisë Shkodër, për shpërblimin që iu dha skuadrës pas suksesit të radhës.

“Falënderimi më i veçantë shkon për Kryetarin e Bashkisë Shkodër për premion që i dha ekipit: nga një shishe ujë pa gaz për person”, ironizoi kapitenia.

Postimi i saj ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, duke rikthyer në vëmendje debatin mbi mbështetjen dhe trajtimin e sportit të femrave në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vllaznia kërkon kthesën në Laç, Gurishta: Kundërshtar që meriton respekt

Vllaznia kërkon të reagojë në kampionat dhe të rikthehet...

Momente paniku në Tiranë! Makina përplaset me urbanin, autobusi godet edhe një motor të parkuar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në...

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]