Alarm për Velipojën/ Aktivisti Mirsad Basha: Duhet të merren masa urgjente kundër mushkonjave

Publikuar me datë:

Aktivisti Mirsad Basha ka ngritur alarmin për situatën e mushkonjave në Velipojë, duke i bërë thirrje Bashkisë Shkodër dhe drejtuesve të saj, Ermira Teliti dhe Benet Beci, që të ndërhyjnë sa më shpejt për trajtimin e zonave problematike. Sipas tij, përmbytjet e fundvitit dhe prania e ujërave të ndenjura në laguna, kënete dhe zona të tjera përreth kanë krijuar kushte ideale për shumimin e mushkonjave, duke rrezikuar mbarëvajtjen e sezonit turistik nëse nuk merren masa urgjente.

Reagimi i plotë

Velipoja ka nevoje per masa urgjente kunder mushkonjave kete sezon veror. Drejtuesit e Bashkise Ermira Teliti dhe Benet Beci duhen te marrin masa sa ma pare, sidomos kompania “Biostrajca” e Ermira Teletit e cila do manaxhoj simjet plazhin e Velipojes.

Kete vit situata duket ma shqetesuese se zakonisht. Permbytjet e nentor-dhjetorit kane sjelle sasi te medha uji, balte e mbetjesh ne zonat e kenetave, lagunes, rezervatit dhe ujrave te ndenjuna perreth Velipojes. Kjo situate ka kriju kushte ideale per shumimin e mushkonjave.

Trajtimet kunder mushkonjave ne keneta, laguna, pyje dhe zona me ujra te ndenjuna jane nji proces qe bahet cdo vit ne shume qytete, zona bregdetare e turistike. Duke pa gjendjen aktuale, kete vit nevoja per nderhyrje duket edhe ma e madhe ne Velipoje.

Vitin e kalum nuk u moren masat e duhuna dhe shume banore e pushues paten ankesa per numrin e madh te mushkonjave. Sivjet, me gjendjen qe kane lane prurjer e lumenjve dhe ndotja ne disa zona, rreziku duket edhe ma i madh nese nuk merren masa ne kohe.

Shpresojme qe drejtuesit e Bashkise dhe institucionet perkatese te marrin masat e nevojshme per monitorimin dhe trajtimin e zonave problematike, ne menyre qe Velipoja me pase nji sezon veror sa ma te qete, sepse sezonin turistik dhe manaxhimi i Bashkise nuk perket vec cmimin e shazlloneve qe i vendosin sipas deshires se tyne, por don dhe vemendje ne cdo zone e per cdo problem, te pakten kur e ke serjozisht me kete qytet.

Duhet me vepru sa ma shpejt, perpara kulmit te sezonit turistik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Lezhë/ Atentat me armë zjarri, qëllohet mbi një makinë në lëvizje

Një incident me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e...

Shpëtohet familja në Koplik, po u digjej shtëpia

Një shtëpi në Gruemirçezmë u mbrojt nga shkatërrimi tërësor...

Vllaznia triumfon ndaj Burrelit

Vllaznia vijon të shfaqë nivel të lartë në ndeshjet...