Një situatë e tensionuar raportohet të ketë ndodhur në Tiranë pas ndeshjes mes Vllaznia dhe Elbasani.
Sipas informacioneve, trajneri Edi Martini ka pasur një debat të ashpër me disa prej lojtarëve të skuadrës në zonën e stolit menjëherë pas përfundimit të takimit.
Burime pranë klubit bëjnë me dije se tensionet kanë vijuar edhe më tej, teksa tekniku shkodran është përfshirë në një përplasje verbale me mbrojtësin brazilian Andrey Yago, duke agravuar situatën brenda kampit kuqeblu.
Atmosfera te Vllaznia duket e rënduar pas një tjetër sezoni pa titull kampion, ndërsa mbetet për t’u parë se çfarë qëndrimi do të mbajnë drejtuesit e klubit lidhur me ngjarjen e raportuar dhe zhvillimet e fundit brenda ekipit.

