Tatimet sekuestrojnë 8 makina luksoze të Fatmir Hysenbelliut, mes tyre edhe McLaren

Publikuar me datë:

Administrata Tatimore njoftoi sekuestrimin e 8 automjeteve të një tatimpaguesi në Tiranë për borxhe të papaguara ndaj administratës. Sipas Tatimeve, mes automjeteve të sekuestruara kishte dhe marka luksoze si McLaren, Mercedes-Benz dhe BMW.

Ndonëse në njoftimin zyrtar, Tatimet nuk e bënë publik emrin e tatimpaguesit, mësohet se ato ishin në pronësi të biznesmenit Irfan Hysenbelliu dhe djalit të tij, Fatmir Hysenbelliu.

Sipas njoftimit, sekuestrimet u bënë pasi këto subjekte kanë 6.4 milionë euro detyrime të papaguara taksash.

“Administrata Tatimore rikujton se masat shtrënguese do të vijojnë ndaj të gjithë tatimpaguesve që nuk përmbushin detyrimet ligjore, përfshirë subjektet e referuara në Prokurori dhe ata që krijojnë detyrime të reja tatimore pas datës 31.12.2024, të cilat nuk përfitojnë nga ligji për fshirjen dhe shuarjen e detyrimeve tatimore.

Në kuadër të këtyre masave, strukturat e specializuara të Administratës Tatimore kanë kaluar nga bllokimi i llogarive bankare në sekuestrimin e aseteve të debitorëve, deri në shlyerjen e plotë të detyrimeve.

I tillë është rasti i një tatimpaguesi në Tiranë me detyrime tatimore të papaguara në vlerën 6.4 milionë euro, të cilit i janë sekuestruar 8 automjete luksoze, mes tyre McLaren, Mercedes-Benz dhe BMW. Administrata Tatimore do të vijojë pa kompromis zbatimin e masave shtrënguese ndaj çdo subjekti që shmang përmbushjen e detyrimeve tatimore.”- thuhet në njoftim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Lezhë/ Atentat me armë zjarri, qëllohet mbi një makinë në lëvizje

Një incident me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e...

Shpëtohet familja në Koplik, po u digjej shtëpia

Një shtëpi në Gruemirçezmë u mbrojt nga shkatërrimi tërësor...

Vllaznia triumfon ndaj Burrelit

Vllaznia vijon të shfaqë nivel të lartë në ndeshjet...